Barnat kundër malaries testohen kundër koronavirusit

Në Brajton dhe Oksford ka nisur një testim për të kuptuar nëse dy barna kundër malaries mund të parandalojnë koronavirusin e ri.

Chloroquine dhe hydroxychloroquine do t’iu injektohen më shumë se 40,000 punëtorëve shëndetësorë nga Evropa, Afrika, Azia dhe Amerika Jugore.

Të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e stafit, që kanë qenë në kontakt me pacientët e prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

“Ne vërtet nuk e dimë nëse chloroquine apo hydroxychloroquine janë të dobishme apo të dëmshme kundër Covid-19”, ka thënë një prej udhëheqësve të studimit, profesori Nicholas White.

Mirëpo ai ka thënë se testim i kontrolluar si ky, kur asnjëri prej pjesëmarrësve dhe hulumtuesve nuk e di se kujt i janë dhënë preparatet, është mënyra më e mirë për ta kuptuar efektin.

Ky vendim ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më herët gjatë javës së ka konsumuar këto barna, pavarësisht paralajmërimeve se një gjë e tillë mund të mos jetë e sigurt.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close