Bashkimi Europian ndalon tregtimin e cigareve me mentol
ATSH-ANSA/ – Bashkimi Europian vendosi dje, me efekt të menjëhershëm, ndalimin e tregtimit të cigareve me mentol në të gjithë Europën.
Cigaret me mentol konsiderohen shumë më të dëmshëm sesa cigaret normale, veçanërisht për të rinjtë, ndërkohë që cigaret me shije të të gjitha llojeve janë në shënjestër të institucioneve dhe shoqatave të BE-së që luftojnë kundër pirjes së duhanit.
Kjo direktivë ka qenë gjithashtu në qendër të një mosmarrëveshjeje juridike.
Në vitin 2016, Gjykata e Drejtësisë e BE konfirmoi vlefshmërinë e vendimit duke refuzuar ankesën e paraqitur nga Polonia, e mbështetur nga Rumania, kundër aspekteve të ndryshme, përfshirë ndalimin e cigareve të mentolit.
Në këtë pikë, gjykatësit kishin vërejtur se ndalimi i cigareve me aromë mund të kontribuonte në uljen e përhapjes së pirjes së duhanit në përgjithësi dhe varësisë, si në mesin e konsumatorëve të rinj, ashtu dhe atyre të zakonshëm./
Comments are closed.