“Djemt e mamave”

Nga Besir Bajrami 

Ismail Kadare, ne librin Poshterimi ne Ballkan, shkruan per intelektualet rimohues shqiptar, apo “djemtë e mamave”, siç i quan ai, qe vijne nga (apo duan te punojnë në) zyrat europiane dhe qe s’kuptojne asgje nga hallet e popujve:

“… djemte e mamave, duke kujtuar se me kete sulm kunder identiteve kombetare luftojne nacionalizmin, bejne ne fakt te kunderten: e nxisin ate. Nje shperlarje te patriotizmit ne Ballkan, nje erozion i atdhetarizmit te shendetshem… eshte per te ardhur keq, madje shume keq, qe kjo psikoze prek shpeshhere intelektualet e rinj, thelbi i mendesise dhe i veprimtarise te se cileve nuk duhej te kishte asgje te perbashket me ate psikoze…”

“… cka e ushqen zellin e ketyre rimohuesve, ne kete fushate te palodhur? – Dy duhet te jene arsyjet. E para, mbrapeshtia shpirterore e njerezve, e atyre qe deshtimet, brengat, ambiciet a paarrira, i projektojne tek te tjeret, ne kete rast tek atdheu i vet, duke e bere ate shkak per to. E dyta, eshte edhe me e rende: perfitimi. Eshte thene edhe me pare dhe eshte mire te perseritet pambarisht, se antishqiptarizimi eshte kthyer sot ne profesion fitimprures. Perbaltja e Shqiperise, fyerja, perqeshja, tallja cinike, te gjitha keto shperblehen. Po te dergohen ftesa per forume nderkombetare, jepen honorare, bursa, cmime. Djem te mamave qe punojne ne zyra europiane, dhe qe s’kuptojne asgje nga hallet e popujve, ngaterrojne, me sa duket, disidencen, surrogato te saj. Ky surrogat nuk sulmon e nuk mohon regjime, por popuj te tere. Ai eshte binjak i razicmit…”

“Gianni Amelio (regjisor italian): S’kam takuar gjer më sot asnjë shqiptar që ta dojë vendin e vet!
Kjo deklarat cinike ishte shpallja arrogante e një programi të ri, program që e bënë të tyre intelektualët rimohues shqiptarë.
Shthurja morale e pjesës më të madhe të klasës politike shqiptare, mungesa e përkushtimit për vendin, shpallja e kësaj shthurjeje dhe kësaj mungese përkushtimi, si diçka moderne dhe tallja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e atyre që mendonin ndryshe, ka qenë një tjetër faktor madhor për një rënie të përgjithshme morale në këtë vend.
Rrjedhojë e saj ishte fryma e sëmurë rimohuese, ajo që u përpoq ta zhveshë Shqipërinë nga gjithçka, për ta paraqitur si një vend virtual, version i përsëritur i përcaktimit cinik “shprehje gjeografike”. Rrjedhojë e kësaj dhe e një fryme hakmarrëse për popullin që, bashkë me shtatoren e tiranit, e përmbysi, më në fund, komunizmin, ishte ideja e nënkuptuar se Shqipëria mund të ishte e pranueshme si otomane, si komuniste, por kurrsesi si demokrate dhe evropiane.
Ide të ngjashme, të nxitura nga orekse të shtuara kohët e fundit notojnë nëpër mjegull. Pavarësia e kushtëzuar e Kosovës, ose formula e Kosovës shumëkombëshe, kërkohet t’i kalojnë tinëzisht krejt Shqipërisë. Me fjalë të tjera, në vend të shtetit historik që po mbush shekullin, të ketë një shtet të kushtëzuar shumëkombësh, thua se shqiptarët, ndryshe nga gjithë popujt, nuk mund të kenë shtëpinë e vet. Provokatori tepdil kinse maqedonas, kërkoi pikërisht këtë gjë në emisionin televiziv, të përmendur në fillim të kësaj sprove.
Shqipëria paraqitet sot si një vend që nuk e duan. Këtë pohim e ndan vetëm një hap nga formula: Shqipëria është një vend që s’ka pse të duhet. E nga kjo e fundit, gjer te hedhja e idesë për thurjen e mëtejshme të saj, nuk ka veç një tjetër hap.
Shqipëria për shumëkënd është sot një pemë e rrëzuar, prej së cilës, ashtu si e thotë proverbi, të gjithë mund të bëjnë dru. Shqipëria e ka ulur kryet vërtet, por, për fat të mirë, nuk ka rënë. Ata që mezi presin ta shohin përtokë, është më mirë të kthehen e të shohin mjerimin e ngazëllimit të tyre meskin. Asgjë e mirë nuk i vjen Ballkanit nga lëngata e një prej popujve të vjetër të vet. Përkundrazi, shëndoshja e popullit shqiptar, normaliteti i tij, ashtu si ajo e çdo populli, ashtu si e popullit serb e malazez, është në të mirë të të gjithëve. Të sëmurë apo të shëndoshë, ne jetojmë e do të jetojmë në të njëjtin pavion dhe, duam apo s’duam, fatet i kemi të përziera. Ata që nuk arrijnë ta kuptojnë këtë, s’kanë kuptuar asgjë nga kjo botë.
Shqipëria nuk ka rënë. Ende i drojtur, si në muzikën e Ravelit, ndihet një motiv i kundërt, me atë të mosdashurisë. Ndërsa mafiozët shqiptarë ushqejnë acarimin kundër kombit që i përkasin, një tjetër armatë, ajo e fëmijëve shqiptarë, anekënd Shqipërisë e shkollave të botës, zgjon nderimin e, bashkë me të, dashurinë. Në këtë ndeshje, që të kujton luftën midis bishës dhe qengjit, ashtu siç jepet në shkrimet e shenjta, qengji, ai që ka të ardhmen, do të fitojë…” (mbaron citimi)

From the series “False Revolution”, Carlos Solis.*

Jetojme ne kohen e tyre. Mediat preferojne te na servojne sepse nepermjet kontraverses qe i karakterizon, arrihet me shpejt te shikueshmeria, por edhe fondet nderkombetare i favorizojne. Ata jane me te pershtatshem per bashkepunim me ata qarqe nderkombetare qe jane te interesuara per te tejkaluar/kundershtuar formimin e shtetit-komb te shqiptaret, dhe ne vend te kesaj, kombi politik shqiptar te shkrihet ne shtete multi-etnike. Nje short-cut per interesat e disa qarqeve nderkombetare; i pranuar gabimisht nga shqiptaret qe perfitojne individualisht nga keta interesa, por sigurisht duke mos perfituar si komb (e si mund te ndodhte ndryshe kur pjesa me e madhe e shqiptareve nuk kane vetedije politike per shtet-komb).
Nderkohe, ne raport me vetedijen shtet-formuese, vetedija politike per shtet-komb shqiptar, jo vetem qe eshte e dobet, por as qe perfaqesohet sot politikisht. Nacionalizmi si parakusht per ta arrijt shtetin-komb, as qe ekziston tek shqiptaret. Si pasoj e frikes nga stigma e nacionalizmit, ende nuk e kemi arrit bazamentin, themelin, apo piken zero si shoqeri (per te vazhduar me tej te haperojme me kombet tjera), e qe eshte formesimi e shtetit-komb shqiptar, dhe cdo tendence per njohjen e vetevetes kulturalisht e historikisht, per t’i shtru rruge nje identifikimi e homogjeniteti etnik, ne menyre qe te arrihet nje doze nacionalizi si parakusht i vetedijes per shtet-komb, ad-hok perceptohet apo anathemohet si nacionalizem negativ, e qe shpesh ngaterrohet me irredentizem, hegjemonizem e fashizem (nocione te gabuara, qe dalin jashte kufijve kombetar te nje populli). Shkaqet i permend shume bukur i madhi Kadare.

Vlene te theksohet kapitulli 7 i ketij libri, ku vihet ne pah sulmi kunder iliricitetit dhe figurave kyce kombetare si pjese te kesaj fushate rimohuese.

– Ilustrimi vizual eshte pikture nga Carlos Solis, qe mban titullin “False Revolution”.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close