Kulla e Inglizit e shek. XIX

ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar sot një foto nga “Kulla e Inglizit”, një ndërtesë e shek. XIX, e cila është një dëshmi e periudhës së aristokracisë mesjetare në Shkodër.

“Diversiteti kulturor në monumentet e kulturës, vjen sot i ilustruar nga arkiva e një prej muzeve tanë, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, tha Margariti.

“Kulla e Inglizit, një ndërtesë e shek. XIX, e rikonstruktuar nga lordi anglez Padget kur u vendos në Shkodër. Brendësia u përshtat në përngjasim të kishave e të kapelave protestante. Kulla e Sahatit do të shërbente për të rrahur kambanat në orarin e liturgjisë, por pas ndërhyrjes së autoriteteve osmane, ndërtesa u përdor vetëm si banesë”, ka theksuar ministrja Margariti.

“Në 1949 aty u vendos Muzeu i qytetit, i ashtuquajturi ‘Muze Popullor’”, ka shtuar Margariti.

Foto e publikuar është realizuar nga Kel Marubi, Vila Pagot, (pa vit) e marrë nga arkiva e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Kulla apo Sahati i Inglizit siç njihet gjerësisht, ku në periudhën e regjimit komunist qe vendosur Muzeu Historik i Shkodrës, është një ndërtesë me pamjen e një kështjelle të periudhës së aristokracisë mesjetare në Europë e ndërtuar nga lordi anglez Paget në çerekun e fundit të shek. XIX.

Nga pikëpamja ndërtimore përbëhet nga 16 dhoma aristokratike të mëdha. Më e madhja e ndërtuar me stil oriental.

Porta e oborrit është me dimensione jo të vogla e ndërtuar prej druri nga mjeshtërit shqiptarë. Dyert kanë stil të veçantë, të gdhendura me ornamente dhe me stemën e Anglisë. /

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close