Ministrja Haxhiu:Është ftuar edhe OVL e UÇK-së në takimin e ekipit punues

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se është ftuar edhe OVL e UÇK-së në takimin e ekipit punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ajo tha se kjo organizatë nuk ka qenë e pranishme ne takim dhe se është akuzuar padrejtësisht se nuk e ka ftuar.

Për këtë ajo ka publikuar edhe emailin e ftesës duke thënë se kjo nuk qëndron.

Postimi i plotë:

Sqarim

Javën e shkuar, kemi pranuar propozimet e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave e shoqatave në ekipin punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Dje kemi mbajtur takimin e parë të Ekipit.
Të gjithë të ftuarit, ishin të pranishëm, përveç përfaqësuesja e Agjencisë së statistikave dhe përfaqësuesi i OVL – UÇK-së.

Sot, u akuzuam nga përfaqësuesit e organizatës që nuk i kemi ftuar në takimin e djeshëm.

Kjo nuk qëndron.

Në vijim gjeni dëshminë për ftesën që kanë pasur e pranuar.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close