Ultimate magazine theme for WordPress.

SBASHK kërkon që pensionistët të paguhen shtesë përveç pensioneve.

Qeveria zotohet so do të miratojë kërkesën e SBASHK në koordinim me Ministrit e linjës

Mësimdhënësit të cilët u pensionuan në muajt mars, prill dhe maj në këtë kohë pandemie, vazhduan të punojnë me nxënësit e tyre, por nuk morën paga e as pensione. SBASHK kërkon nga Qeveria që këta mësimdhënës, përveç pensioneve, të marrin edhe paga shtesë.

E në Qeveri deklarojnë se këtë kërkesë e kanë shqyrtuar dhe kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që bashkë me ministritë e linjës ta shqyrtojë dhe të ofrojnë një zgjidhje ligjore për ta.

Bejtush Ibrahimi, tani e 38 vjet është mësimdhënës në ciklin e ulët, në komunën e Prizrenit. Ai më 1 prill mbushi 65 vjet, moshën e pensionimit, por pavarësisht kësaj vazhdon të zhvillojë mësimin në distancë me nxënësit e tij.

Edhe pse vazhdon të punojë, mësuesi Ibrahimi nuk mori as pagën e mësimdhënësit, e as pensionin për këta dy muaj.

“…unë jam pensionuar më 1 prill, që nga 16 marsi mbajë mësim në distancë me nxënësit dhe ka qenë një premtim dhe një marrëveshje se do të kompensohen, por deri tash nuk kam marrë as pagë e as pension kjo është një shqetësim…”

Në situatë të njëjtë në të gjithë Kosovën janë rreth 250 mësimdhënës të cilët kanë mbushur moshën e pensionimit dhe vazhdojnë të punojnë, pasi në kohën e pandemisë ishte e pamundur të realizoheshin konkurse për mësimdhënës të rinj.

Për këtë çështje Sindikalistët e Arsimit kanë kërkuar nga Qeveria që këta mësimdhënës, përveç pensionimit, të marrin edhe një shtesë që të plotësohet paga e një mësimdhënësi.

“…nëse di të ishte realizu kërkesa jonë këta mësimdhënës diku 2 – 3 muaj nuk kishin marrë pension kishin marrë pagë dhe diferenca krejt diku është 245 mësimdhënës dhe diferenca për 3 muaj do të kishte qenë 190 mijë euro shtesë, nëse si marrin pensionet i marrin pagat”, tha Ymer Ymeri nga SBASHK.

Kërkesa e SBASHK-ut ka hasur në mirëkuptim nga Qeveria e Kosovës. Në një përgjigje nëpërmjet telefonit, këshilltari në Zyrën e Kryeministrit ka vënë në dukje:

“Ne e kemi pranuar kërkesën në fjalë nga SBASHK-u. Kryeministri Kurti e ka shqyrtuar këtë kërkesë dhe e ka vlerësuar si të arsyeshme, me ç’rast i është drejtuar MASHT-it që në bashkëpunim me ministritë e linjës ta shqyrtojë këtë kërkesë dhe ta ofrojë një zgjidhje ligjore për të”

Me ligjet pozitive në Kosovë, mësimdhënësit në momentin që mbushin 65 vjet, automatikisht  pensionohen dhe u shkëputet kontrata e punës.

/ RTKlive

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close