22 Maj 334 pes – Ushtria e Aleksandrit të Madh mposht ushtrinë e Darit III

22 Maj 334 pes – Ushtria e Aleksandrit të Madh mposht ushtrinë e Darit III të Persisë në betejën e Granicus. Plutarku thotë se kur Aleksandri kaloi Dardanelet, u nis drejt Trojës dhe u ndal fillimisht tek varri i Akilit në shenjë nderimi. Pastaj kaloi lumin Granikus, dhe u ndesh me forcat e persiane. Por fitorja nuk u arrit lehtë, siç thonë historianët Diodorus dhe Arrian që shoqëronin Aleksandrin.

Autori Peter Green, në librin ‘Alexander of Macedonia’ (1974) duke krahasuar burime të ndryshme, thotë se Aleksandri pësoi humbje të rënda në përpjekjen e parë për të kaluar lumin dhe u detyruan të tërhiqej. Pastaj, u bind të pranonte këshillën e gjeneralit Parmenion dhe e kaloi lumin gjatë natës. Beteja u zhvillua të nesërmen në agim, dhe përfundoi me fitore ashtu siç përshkruhet nga Plutarku. Por Alekandri nuk mund të pajtohej me humbje të përkohëshme, thotë historiani Green, prandaj përdori propagandistë (Diodorus, Arrian) të cilët i përshkruanin betejat tepër heroike deri homerike dhe vetëm të fituara./

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close