Këtu ju kam.. (Poezi)

Për ju që s’më patët ftuar dikur..
Kur trokitur pata në shpirtin tuaj
Dhe pse si dimër s’ju erdha kurrë
Kurrë s’ju thashë, që për ju vuaj.

Ju më shihnit paksa të dehur…
Rrugëve ku bridhja për çdo natë
Por brenda isha si det i shkrehur
E pi e s’nginjem, pak e nga pak..!

Për ju dhe netët i pata lidhur..
Sa yjet pyesnin, ku shkuan vallë!
Dikujt dhe lotin ia pata pritur..
Me vete e mbaj si relik’ të rrallë.

Trokitur pata dhe në derën tënde
S’të prita ta hapësh…ishte vonë
Ca fjalë të thashë aty me mendje
Fjalë që do heshtin përgjithmonë.
***
S’më patët ftuar, s’më patët…
Dhe pse si plagë më dhembnit ju!
E di, me pika dimri rrugët m’i matët
Por si thinja lulet, që t’ju kem këtu!
be.el.

/Poezi nga Besim Elezi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close