Kurti bisedë telefonike me kryetarin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Xhaferoviq

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, me të cilin ka biseduar në lidhje me situatën me COVID-19 dhe marrëdhëniet bilaterale, lëvizjen e lirë të mallrave dhe të personave në mes dy shteteve.

Me këtë rast, Xhaferoviq falënderoi kryeministrin në detyrë Kurti për vendimin për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj mallrave nga Bosnja e Hercegovina.

Ndërsa, kryeministri në detyrë Kurti tha se Republika e Kosovës nuk duhet ta trajtojë dhe nuk do ta trajtojë njësoj Bosnjën dhe Hercegovinën sikurse Serbinë.

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se kërcënimi më i madh me të cilin përballemi në dy vendet është lloji i politikës që nuk pati sukses gjatë luftës në vitet 90-ta, dhe se ideja e shkëmbimit territorial në mes Kosovës dhe Serbisë është e rrezikshme pasi e njëjta na kthen në vitet e 90-ta, thuhet në komunikatë.

Kurti dhe Xhaferoviq u pajtuan se bashkëpunimi në nivel kulturor dhe historik duhet të forcohet, derisa ripërsëritën zotimin se Kosova dhe Bosnje e Hercegovina mbeten të përkushtuara në anëtarësimin e tyre në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close