Nënkryetari i Gjilanit,Arbër Ismajli ka vizituar familjen e dëshmorit të kombit, Skifter Arifi
Nënkryetari i komunës së Gjilanit Arbër ismajli së bashku me bashkëpunëtor ka vizituar familjen e dëshmorit të kombit Skifter Arifi,ku janë pritur nga Nëna e Skifterit Arifja si dhe vëllau Kushtrimi.
Për më tepër lexoni postimin e nënkryetarit Ismajli:
Të dashur qytetarë,
Knaqësi dhe nder i veçantë, të takojë zonjën, Arife Arifi, nënën e dëshmorit, Skifter Arifi.
Kjo nanë, është një nga heroinat e nënave shqiptare, brenda shpirtit të së cilës, mund të gjesh përplot mërzi, e njëkohësisht, edhe, ndjenjë heroizmi për vlerat e djalit të saj, Skifter Arifit.
Heroizmi i saj, krenaria dhe mburrja, me djalin e saj dëshmorë, e bënë atë të fortë e të qëndrueshëm për t’i përballuar ndjenjat e pikëllimit ndaj djalit të saj, i cili dha jetë për të shtrenjtën liri.
Skifter Arifi, ishte një trim, të cilit nuk i trembej syri asnjëherë. Ai ishte shembulli më i mirë frymëzimi i rinisë shqiptare. Ishte pjesmarrës në tri luftëra çlirimtare, duke mos i duruar asnjëherë regjimet kundër përvuajtjeve të shqiptarëve.
Familja e dëshmorit, Skifter Arifit, ishte e përndjekur çdoherë. Syri i patrembur i Skifterit dhe babait të tij, Milazimit, bëri jehonë në regjimin serb, duke u bërë arrestimi i disahershëm, i babait të Skifterit, Milazim Arifit, dhe xhaxhallarëve të tij.
Duke i parë të gjitha këto përndjekje, Skifter Arifi, vetëm sa u frymëzua dhe iu rrit vendosshmëria e tij, se rrugë e vetme për tejkalimin e situatës, është çlirimi një herë e përgjithmonë nga thundrat serbosllave.
I edukuar drejt dhe i frymëzuar me ideale çlirimtare, Skifteri, mori pjesë në tri luftëra, duke rënë dëshmor i kombit më 10 qershor 2001, në Sllupqan, të Kumanovës Shqiptare.
Skifter Arifi, do të mbetet në memorien e çdo shqiptari, si një vullkan i pashterrshëm për çlirimin e tokave shqiptare.
Comments are closed.