“Arti” i shpifjes….

 Ca gjallesa me dy këmbë, emrat e të cilave më vjen ndot t’i përmend, më sollën në kujtesë tablonë e piktorit të njohur italian të periudhës së Rilindjes Sandro Botiçeli (Sandro Botticelli – 1445-1510), që e pati krijuar në vitin 1495. Ajo pikturë mban diçiturën “Shpifja” (Colunnia). Fillimisht ajo i qe kushtuar mikut të tij Antonio Senji (Antonio Segni). Subjekti i tablosë e ka zanafillën në traktatin e satirikut të lashtë grek Lukiani (Lucian – 120-180 e.r.) me titull “Për shpifjen”. Në atë traktat përshkruhet tabloja e piktorit të lashtë grek “Apelesi (Apelles – 370-306), mik i Aleksandrit të Madh (Alexander the Great — 356-323 p.e.r). Subjekti i saj është i thjeshtë dhe alegorik: mbretit Midas, të ulur në fron, në veshët e tij si të gomarit i pëshpëritin dy figura që pasqyrojnë në mënyrë alegorike Padijen (Injorancën) dhe Dyshimin. Shpifja – një vajzë bulkuroshe kjo me pamje pafajësie – dhe nxitësja e saj Smira (Keqdashja, Lakmia) po tërheqin drejt mbretit të akuzuarin.

Pranë Shpifjes ndodhen shokët e saj – Pabesia dhe Mashtrimi që e përkrahin dhe e lavdërojnë. Diku në largësi artisti pikturon figurat e Pendimit, të veshur me petkat e zisë të një plakusheje, dhe të së Vërtetës lakuriq me sytë nga qielli. Prandaj, i dashur Profesor Flori, mos u shqetësoni as ju, as Profesor Skënderi se “arti” i shpifjes ka lindur që asokohe kur njeriu është krijuar mbi tokë. Shpifja u ngjan ujërave të pista të llagëmeve të ndotura pas një shiu me fërtoma, përballë malit hijerëndë që ngrihet në largësi. Por shpifësit duhet të kenë parasysh proverbin e bukur të gjuhës shqipe “ç’bën në det, e gjen në kripë”, që do të thotë: e keqja që kërkon t’i bësh tjetrit, do të vijë një ditë e do të të bjerë mbi kokë. Me respekt të veçantë ndaj jush.

/Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri,Ph.D Kolumbus, Ohajo 23 maj 2020

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close