Mbrojtja heroike e Kumanovës nga luftëtarët e Idriz Seferit ,për të mos rënë nën pushtimin serb gjatë tërheqjes së Ushtrisë Turke

Sipas shkrimeve të historisë sonë kombëtare, për mbrojtjen e Kumanovës vetëm Idriz Seferi, kishte arritur që në rajonin e Moravës dhe Karadakut ti mobilizonte mbi 6 000 luftëtarë shqiptar, të cilët edhe pse të lënë vetëm, të tradhtuar dhe mbetur pa armatim e municione nga ushtria turke, për 7 ditë e net me radhë do të luftonin heroikisht me gjithë çka kishin dhe mundnin,ku shumë nga ta edhe do të binin trimërisht duke mbrojtur vendin nga pushtimet serbe.

Këto vërtetohen edhe nga dëshmitë e shumta të oficerëve turq nga luftërat ballkanike, të cilët shprehen se shqyptarët edhe pas tërheqjeve të herëpashershme të ushtrive turke nga frontet e luftës, jo vetëm se nuk do të tërhiqeshin edhe ata nga vend-luftimet por për mbrojtjen e atdheut të tyre, do të luftonin me aq trimëri, sa që vetëm për mbrojtjen e Kumanovës, do të vriteshin mbi 10 mijë mbrojtës vullnetar të vendit, me ç`rast me nder dhe heroizëm të rrallë e të pa parë deri atëherë në frontet e luftës, do të binte edhe i gjithë efektivi i batalionit të ushtarëve shqyptar.

Ndaj kjo dihet botërisht dhe nga të gjithë se Kumanova, në duart e pushtuesve serb, do të binte vetëm pas rënies së mbrojtësve shqyptar, pasi që ushtria turke, ishte larguar që më parë nga fronti i luftës, kështu që me 26 tetor të vitit 1912 edhe Shkupi do të binte pa asnjë kundërvënie të ushtrisë perandorake turke, ngase shqyptarët e ç`armatosur dhe të braktisur nga kjo ushtri e cila u kishte premtuar atyre ndihmë dhe armatime nuk kishin më mundësi që duarthatë të organizonin ndonjë qëndresë të fortë luftarake.

Madje në rrethinat e Shkupit në nëntor të vitit 1912, derisa ata përpiqeshin për riorganizimin e rezistencës kombëtare atje, do të ziheshin me tradhti edhe prijësit e qëndresës shqiptare si Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Nexhip Draga e disa udhëheqës të tjerë të lëvizjes kombëtare shqyptare, nga të cilët për lirimin e tyre ushtria pushtuese serbe do të kërkonte nënshkrimin e një DEKLARATE për “Besnikëri ndaj Serbisë”.
Por heronjtë e luftës dhe qëndresës së trojeve tona, për asnjë kusht as çmim, madje as me kërcënimin për jetë që e përdorte kundër tyre Serbia, nuk do të pranonin një poshtërim të tillë nga pushtuesi të cilin do ta luftonin gjatë gjithë jetës, ndaj edhe u dërguan dhe mbyllën në burgun e Beogradit, ku vetëm pas ndërhyrjeve të fuqishme të Anglisë dhe Austro-Hungarisë e ndonjë diplomacie tjetër evropiane, ajo do të detyrohej që me 16 maj të vitit 1913, ti lironte ata.

Pas burgosjes së prijësve kryesor të qëndresës kombëtare, vërshimet e ushtrive pushtuese ballkanike, pothuajse më nuk kishin të ndalur. Madje ushtria serbe nën udhëheqjen e gjeneralit gjakatar Jankoviq, jo vetëm se kishte hyrë thellë në tokat shqyptare por ai mu në pragun e planifikuar të shpalljes së pavarësisë kombëtare, me shpejtësi do t`i afrohej Shqypërisë së mesme dhe Elbasanit, i cili kishte mësyrë Durrësin dhe planifikonte daljen në bregdetin shqyptar e me këtë edhe pengimin e tërësishëm të shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqyptar.

Ndaj si pasoj e këtyre zhvillimeve dramatike për vendin dhe kombin, plani për shpalljen e pavarësisë së Shqypnisë në Durrës, jo vetëm se do të anulohej, por tanimë rrezikohej më shumë se asnjëherë më parë edhe vet shpallja e Pavarësisë së Shqypnisë, sikur Isa Buletini dhe gjeneral Mehmet Deralla, me bashkëluftëtarët e tyre të mos arrinin që në momentet e fundit, të ndalonin turrin e marshimit të ushtrisë serbe dhe bllokimin e saj në mes të Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi, për ç`shkak, heroi Isa Buletini i zënë nga luftimet, nuk mundi që më 28 Nëntor, por një dit pas aktit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, të arrinte në Vlorë!

P:F.J/proinformacion.com/

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close