Shqipëria, falë bunkerëve është vendi i tretë më i sigurt në botë

Falë bunkereve të ndërtuara, Shqipëria është një ndër vendet më të sigurta, konkretisht e treta më e sigurta, pas SHBA dhe Zvicrës. Lufta e Tretë Botërore është bërë një shqetësim për shumë njerëz ndërkohë që tensionet mes fuqive të mëdha globale po përshkallëzohen.

Një vëmendje të posaçme, vendeve më të sigurta të botës, ku mund t’i shpëtosh një Lufte të Tretë Botërore. Dhe,falë bunkereve të ndërtuara Shqipëria, është një ndër vendet më të sigurta, konkretisht e treta më e sigurta, pas SHBA dhe Zvicrës. Në SHBA, pjesa më e madhe e shteteve kanë rrjete bunkerësh. Qeveria amerikane i ka ndërtuar ato gjatë luftës së ftohtë për punonjësit federalë.

Zvicra po ashtu, është unike dhe ka bunkerë të mjaftueshëm për të akomoduar të gjithë popullatën e saj. Dhe e treta, Shqipëria, ka më shumë se 170 mijë bunkerë, të ndërtuar mes viteve 1960-1980 . Në fakt, ka mesatarisht 5.7 bunkerë për çdo km katror në Shqipëri, ose ndryshe, një bunker për çdo katër shqiptarë. Pas Shqipërisë, vjen Suedia me më shumë se 65 mijë bunkerë, që do të mund të mbanin 7 milionë njerëz në rast të një lufte të tretë botërore. Të tjera vende të sigurta konsiderohen edhe Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Islanda, që kryesojnë edhe listën e vendeve më të lumtura dhe me standardet më të larta të jetesës. Ndërsa vendet më të rrezikshme, në një skenar të tillë, janë Libia, Somalia, Jemeni, Afganistani, Sudani dhe Mali.

/Isuf Bajrami #Vendi i Lekës 

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close