Medvegja është gjysma e Luginës ,ajo duhet mbrojtur, jo braktisur!!!

Shkruan: Gëzim Zeqiri

Në Kosovën Lindore (Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc), me ndihmën e ministrit shqiptar Gent Cakaj qenka themeluar një koalicion për Luginën e Bashkuar, por pa përfshirjen e gjysmës së kësaj Lugine!

Atë që e paskan quajtur “Luginë e bashkuar”, në fakt reflekton ndarjen e gjysmës së territorit të Luginës sepse Medvegja ka territor aq sa Presheva dhe Bujanoci së bashku.

Në realitet, anashkalimi dhe injorimi i Medvegjës me vetëdije dhe me qëllim të caktuar, përpos që është ndarje e gjysmës së Luginës, po ashtu është edhe kontribut direkt në tjetërsimin dhe shuarjen e substancës kombtare autoktone shqiptare në Medvegjë. Për këtë, përgjegjësia e përfaqësuesve të Preshevës dhe Bujanocit, të cilët shikojnë vetëm interesin e ngushtë të tyre, është po aq e madhe sa e Kosovës dhe Shqipërisë – të cilat po ashtu shikojnë vetëm interesin e tyre, duke sakrifikuar të ardhmen e fëmijëve shqiptarë të Medvegjës.

Qëndresa e shqiptarëve të Medvegjës është e pazakontë dhe e paimagjinueshme, duke jetuar në kushte çnjerëzore dhe diskriminim të përditshëm nga njëra anë, si dhe duke përjetuar harresën dhe injorimin nga të gjitha anët tjera.

Por, duke parë qëndresën e medvegjasve edhe në këto rrethana, mund të besojmë që ende ka shpresë. Përderisa qoftë edhe një familje shqiptare e vazhdon këtë traditë qëndrese duke vazhduar të jetojë në trojet e stërgjyshërve të tyre, Medvegja ende mund të shpëtohet.

– Mjafton një përkrahje e vogël por e domosdoshme kombtare dhe Medvegja nuk shuhet.
– Mjafton të mos injorohet në organizimet e sojit “Lugina e Bashkuar” dhe Medvegja mund t’i mbijetojë këtij spastrimi të heshtur që është duke vazhduar të ndodh edhe në këto momente, përpara hundës së vëllezërve shqiptarë të Preshevës Bujanocit, Kosovës dhe në veçanti Shqipërisë së ministrit Cakaj.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close