Gazetari bullgar, Enchev:Maqedonishtja u krijua artificialisht nga akademikët serbë në vitin 1945

Bullgaria krahas Greqisë ka insistuar në artificialitetin e kombit dhe gjuhës maqedonase duke e mohuar atë në tërësi.

Velizar Enchev

Për sa kohë që Maqedonia Veriore nuk i njeh rrënjët bullgare të gjuhës së saj, të cilat u krijuan artificialisht nga akademikët serbë në vitin 1945, Bullgaria nuk do ta lejojë atë në Bashkimin Europian ka thënë ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, gazetari bullgar Velizar Enchev.

Duke komentuar deklaratat e politikanëve maqedonas me rastin e Ditës së Letërsisë Sllave, e cila u shënua dje, gazetari theksoi se ishte indinjuar nga deklarata e liderit të partisë opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, Hristian Mickoski, i cili deklaroi se Cirili dhe Metodi ishin arsimtarë maqedonas.

Enchev është gjithashtu i pakënaqur sepse Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Oliver Spasovski, deklaroi se alfabeti cirilik është bërë për standardizimin e gjuhës maqedonase.

“Për sa kohë që ju nuk i njihni rrënjët bullgare të gjuhës tuaj, të cilat u krijuan artificialisht nga akademikë serbë në 1945, Bullgaria nuk do t’ju lejojë të futeni në BE. fakte të padiskutueshme historike, ju do të qëndroni në derën e Bashkimit Evropian “, theksoi gazetari bullgar.

Sipas tij, Maqedonia Veriore nuk ka ndërmend të rishikojë historinë e saj, dhe një komision i përbashkët bullgaro-maqedonas për çështje historike shërben vetëm si alibi për Brukselin dhe Sofjen derisa Shkupi të marrë një ftesë për t’u anëtarësuar në BE./

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close