IMPLIKIMIN E RUSISË NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI E “KËRKOI” PRESIDENTI THAÇI NË PARIS…!

/Shkroi Msc Muhamet Shabani

Në kohë të caktuara çështja e Kosovës ka qenë e pranishme dhe aktive në axhendën e politikës dhe diplomacisë ruse.
Në Konferencën e Rambujesë,Rusia ishte në anën e Serbisë.
Ndërhyrjen e NATO-s Moska e ka klasifikuar si agresion,ndërsa çlirimin e Kosovës si aneksim nga Perëndimi.
Formulimin në preambulën e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit,ku theksohet se Kosova është pjesë përbërëse e Jugosllavisë është konceptuar dhe miratuar në Këshillin e Sigurimit me këmbënguljen e Rusisë.
Më 12 qershor 1999,ishin trupat ruse që pushtuan Aeroportin e Prishtinës.
Rusia kundërshtoi Planin e Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës.
Moska kundërshtoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës,ndërsa veriut të saj i afroi ndarjen,sipas modelit rus të konflikteve të ngrira në hapsirën ish sovjetike.
Në vitin 2010,përfaqësuesi rus në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë,u përpoq pa sukses,”të argumentojë” se ky akt përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.
Rusia luajti rol aktiv për miratimin e Raportit të Dick Martit në Këshillin e Europës.
Rusia me forcë ka kundërshtue çdo hap që synonte,forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe konsolidimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar (INTERPOL,UNESCO),krijimin e USHTRISË SË KOSOVËS etj.
Është domethënës fakti se si Presidenti i Kosovës z.Hashim Thaçi nuk e ndien kërcënimin rus. NUK E KONSIDERON RUSINË KUNDËRSHTAR STRATEGJIK,POR E TRAJTON SI ALEAT STRATEGJIK !!!
Shkëputja nga realiteti dhe rendja pas aventurave shpjegon shumëçka nga veprimet e Thaçit lidhur me Rusinë.
Presidenti Thaçi si viran i ngazëlluar,takimin me Putinin e sheh si një hap të hedhur drejt konkretizimit të IDESË SË NDARJES SË KOSOVËS…!
Thaçi duhet të dijë se për arritjen e marrëveshjes,Putini i ka vënë kusht Vuçiqit: MARRËVESHJA DUHET TË BËHET VETËM NË BAZË TË REZOLUTËS 1244 TË KS DHE TË KUSHTETUTËS SERBE (KOSOVA NË SERBI).
Thënia e Thaçit se:”Nëse arrijmë marrëveshje me Beogradin,rusët nuk mund të tregohen më serb se serbët duke e bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB,është iluzion apo deklaratë e një deliranti! Në Këshillë të Sigurimit Putin mbëron interesat ruse e jo serbe!
Kërkesës së Thaçit që Moska të njoh Kosovën,Sergej Lavrov përgjigjet:”Retorika si ajo që përdor Hashim Thaçi nuk e ndryshon qëndrimin tonë….”
HISTORIKISHT SA HERË QË RUSISË I ËSHTË DHËNË RASTI TË IMPLIKOHET NL ÇËSHTJEN SHQIPTARE GJITHMONË NGA TRUNGU SHQIPTARË JANË SHKËPUTUR COPA TË MËDHA TË TOKËS SHQIPTARE !
CILAT PJESË TË TË KOSOVËS E KANË RADHËN PËR T’U SHKËPUTUR Z.THAÇI?!
KËSAJ HERE,KËTO SHKËPUTJE NUK I KËRKOI FAKTORI NDERKOMBËTAR!
PRESIDENT THAÇI,JU DO TË DUHEJ TË KUNDËRSHTONIT NDARJEN DHE TË DILNIT NË MBTOJTJE TË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DHE JO TË MBËSHTETNI PLANIN SERB PËR NDARJE TË KOSOVËS DHE TË KËRKONIT ALEAT PËR REALIZIMIN E TIJ DERI NË MOSKË.
THËNË TROÇ Z.PRESIDENT,KJO DONË TË THOTË RRËNIM I PAVARËSISË DHE SHTETËSISË SË KOSOVËS.
RUSIA PËR SHQIPTARËT, KA QEN DHE MBETET ARMIK I PËRBETUAR I LIRISË DHE PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS…!

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close