T’lir Ilirët … pse ?

Nga Astrit Memia

-Pse pellazgët ishin zotëruesit shpirtëror, moral, kulturor, të qiellit, tokës dhe hapësirës së tyre (qielli, uji, toka, ajri)?

-Pse Priam Dardani qe njëri nga fitimtarët e Trojës antike, ku qytetërimit të botës dhe të ardhmes së tij po i hapej udha?

-Pse Garda Pretoriane qe iliro-dardane?

-Pse në Dradani në shekullin e III-të pati kushte dhe mundësi të kishte sinagogë, po ashtu dhe në shekullin e IX-të në Sarandë?

-Pse një piarmidë gjigande, me konvencionet më të lashta dhe më të besueshme se ato të Egjiptit, ka qenë e ndërtuar kryesisht në trojet Ilire?

-Pse lisi, logu, kroi, onomatopetë (fjalët njërrokshe,- fosilet e para të inteligjencës dhe kujtesës njerëzore për të komunikuar dhe për të krijuar komunitet), lindën ndër trojet tona?

-Pse anija e parë lundruese e detrave. “Liburna”, lindi në trojet iliro-dardane?

-Pse Justiniani lindi në Dardani dhe ai qe ndër “juristët” e parë ndër zhvillimet europiane që themeloi dhe ngriti në shërbim të njerëzve të Drejtën?

-Pse “Atleti i Krishtit”, nderimi më i lartë në historinë e Krishtërimit dhe të Papatit të Romës, qe një shqiptar si Skënderbeu dhe jo nga një vend tjetër?

-Pse në Iliri erdhi Shën Pali në shekullin e I-rë?

-Pse në trojet arbnore dhe ato shqiptare nuk kishte skllevër?

-Pse në Shqipëri janë gjetur reliket e lojës së princave dhe të mbretërve, guri i shahut?

-Pse në Foniq, para 6 mijë vjetësh, u gjet vegla më e hershme e punës, briri, si element thelbësor i një shoqërie të zhvilluar dhe progresive?

-Pse në Dalmacia (kështjella Koman), u gjet qyteti më i vjetër iliro-dardan i mbi 5000 vjetësh?

-Pse pikërisht Shkodra është njëri nga metropolet më të vjetra të njerëzimit, jo vetëm në Ballkan, por në Europë, një qytetërim mbi 15 mijë vjeçarë?

-Pse deri sot zbulimet arkeologjike kanë arritur të zbardhin vetëm 10% të lashtësisë ilirodardane-shqiptare, dhe çfarë kanë thellë vetes, dhe 90% të këtyre zbulimeve në të ardhmen?

-Pse në Rosuj, Shoshaj, Skavicë, Sinë dhe Koman ka qytetërim para-romak e Helen, mbi 5000 vjeçarë?

-Pse para 5000 vjetësh pija më e hershme e njerëzimit, para antike,-vena,- është prodhuar në Rahovec?

-Pse Papa Klementi, një iliro-shqiptar, u bë Papat në Vatikan?

-Pse statutet e para të qytetërimit (ai i Shkodrës dhe i Drishtit) dhe kodikët, lindën në Shkodër dhe në Berat?

-Pse Thoti foli shqip dhe perënditë e Eskilit, të Homerit (“Iliada “ dhe “Odiseja”), jetuan në trevat shqiptare?

-Pse në shekullin e kaluar , serbët e quajtën Kosovën djepin e qytetërimit?

-Pse gjithë gjuhët e botës e kërkojnë rrënjën e tyre tek shqipja e cila është bisku i parë dhe më i hershëm i trungut indo-evropian?

-Pse shqiponja me dy kokë, tek ilirët, shqiptarët, arbnorët, çamët, hetitët dhe iranianët, para 4000 vjetësh?

-Pse arkitekti i parë i hekurudhës malore, dhe i të famshmit tunel “Semeringu“, Karl Gega ishte shqiptar?

-Pse xhamia më e madhe dhe më arkitekturore në Botë (në Stamboll), ka një arkitekt shqiptar?

-Pse harmonia fetare është ndër më unikalet në botë tek shqiptarët?

-Pse shekulli I XX-të nxori dy shembuj të shkëlqyer (nobelistë të shpirtit dhe shkencës), për botën e qytetëruar, Nënë Terezën dhe Ferid Murat, që ishin shqiptarë?

-Pse tek shqiptarët kishte më shumë hebrej se çdo vend tjetër, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe nuk u vra asnjëri prej tyre (shpëtoi dhe Ajnshtajni i famshëm)?

-Pse shqiptarët ju bashkëngjitën Perandorisë së Paqës në kohërat moderne, NATO-s?

-Pse shqiptarët me bukë e kripë për veten etyre, ruajtën jetën e mbi 700 mijë shqiptarëve të dëbuar nga mizoria serbe në Kosovë, në vitin 1999?

Doc. Dr. Astrit MEMIA
(Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Prizrenit, Gostivarit dhe Preshevës/ Pro-Rektor)

Pjese nga “REVISTA PERIODIKE E GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” nr.32/2010 f. 25/26 http://www.garda.gov.al/…/files/REVISTAnr32Nentor2010PDF.pdf

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close