26 maj 1996, dita kur Berisha dënoi zgjedhjet e lira në Shqipëri

Manipulimi i zgjedhjeve të 26 majit 1996 nga ana e ish Presidentit Berisha dhe PD-së ishte një kronikë e paralajmëruar. Opozita në atë periudhë kishte kryetarin e saj Fatos Nano në burg. Nano ishte cilësuar si “i burgosur politik” nga Amnesty International. Opozita, si të ishte në shtetin ushtarak të Birmanisë, realisht nuk zhvilloi dot fushatë, pasi strukturat paramilitare të PD, ku ishte përfshirë edhe policia, dhunuan në mjaft raste përfaqësuesit e opozitës gjatë fushatës elektorale në disa rrethe të vendit. Kjo ndodhi me Sërvet Pëllumbin e Namik Doklen në Mallakastër, Gjergj Zefin dhe Arben Imamin në Shkodër dhe Elbasan, Nikollë Lesin në Lezhë etj.

Por dita e 26 majit ishte ‘ajka’ mbi tortën e shijes së hidhur që do të prodhonin këto zgjedhje. Që në orët e para të mëngjesit, trupa militare të PD ku ishin përfshirë dhe drejtues të lartë të policisë dhe të SHIK-ut të Gazidedes, por dhe struktura të tjera si Policia Kriminale, krijuan një shtab në krye të së cilit ishte zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu. Kjo strukturë militare anti-opozitë kreu disa operacione në të gjithë Shqipërinë ku bëri arrestime të drejtuesve politik të opozitës, komisionerëve të saj në zgjedhje, duke i paraburgosur.

Rrugët e Shqipërisë u mbushën me trupa të armatosura me kallashnikovë dhe me maska. Zgjedhjet s’ishin më politike pasi në dorë e kishin marrë strukturat militare të PD-së, të policisë dhe SHIK-ut. Verbëria arriti deri aty se këto struktura militare desh vranë në Shkodër me një anëtar të Parlamentit të Francës. Atij i vunë armën në kokë edhe pse u identifikua se kush ishte. Skandali mori përmasa të paprecedenta pasi kryetari i PD-së Tritan Shehu, shpalli në orën 13.30 në një deklaratë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “Partia Demokratike kishte fituar me shumicë dërmuese zgjedhjet e 26 majit”, ndërkohë që qytetarët po votonin.

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close