Kjo i ndodhë organizmit kur ju hani shumë hudër

Përdorimet e saj janë të panumërta, madje gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët rusë shëronin plagët me hudhër si pasojë e mungesës së penicilinës.

Hudhra është e mirë kundër infeksioneve por edhe për uljen e tensionit të gjakut apo kolesterolit.

Sidoqoftë si në çdo rast tjetër në këtë botë edhe përdorimi i hudhrës kërkon maturi dhe ekuilibra.

Teprimi i konsumit të hudhrës mund të shkaktojë efekte të dëmshme në organizëm, të cilat do t’i mësoni duke lexuar më poshtë në këtë artikull

Çfarë ndodh në organizëm kur hani shumë hudhër

Nëse konsumohet pa kriter, hudhra mund të shkaktojë disa efekte anësore të dëmshme.

Rrezik gjakderdhjeje

Hudhra pengon shfaqjen e trombozës dhe ky është një lajm i mirë për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, nëse ju merrni hudhër ndërkohë që merrni ilaçe për hollimin e gjakut kjo mund të rrisë gjasat e një gjakderdhje të fortë.

Nga ana tjetër, ekspertët thonë se nëse duhet të kryeni një ndërhyrje kirurgjikale nuk duhet të konsumoni hudhër për të paktën një javë para shtrimit në spital.

Probleme në stomak

Nëse konsumoni sasi të mëdha të hudhrës do të vuani nga të përzierat, fryrjet, gazrat dhe probleme të tjera me tretjen.

Nëse keni një stomak të brishtë, kujdesuni që hudhrën ta shoqëroni gjithmonë me ushqime të tjera.

Efekte të tjera anësore

Përpos të tjerave, hudhra shkakton erë të keqe të gojës dhe trupit.

Ajo nxit lodhjen, marramendjen, dhimbjet e kokës, uljen e sheqernave në gjak dhe mungesë oreksi.

Sasia e këshilluar e hudhrës për konsum ditor

Ekspertët sugjerojnë se sasia e lejuar ditore e hudhrës varet nga forma e produktit.

Për shembull nëse ju pëlqen hudhra e freskët nuk duhet të konsumoni më shumë se 5 gramë.

Nëse preferoni ekstraktin e saj, duhet të merrni një sasi prej 600- 1200 miligramë në ditë dhe jo më tepër./agroweb

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close