Diskutim për organizimin e mësimit shqip në Angli

ATSH/ Qendra e Botimeve për Diasporën zhvilloi sot online mbledhje me përfaqësues të mësuesve të gjuhës shqipe në Angli ku morën pjesë mësuesit: Aida Haziri dhe Anila Kadija të Shkollës Shqipe pranë shoqatës “Ardhmëria” dhe Talat Pllana i Shkollës Shqipe “Kosova”.

Ndër të tjera, në takim u diskutua mbi mënyrën e organizimit të mësimit të gjuhës shqipe në Angli, hartimin e një politike mbështetëse promocionale për promovimin e gjuhës shqipe jashtë vendit, hartimin e teksteve të përshtatshme për mësimdhënien në diasporë, organizimin e trajnimeve të mësuesve të gjuhës shqipe, pajisjen me certifikata të njohjes së mësimdhënies të mësuesve dhe nxënësve etj.

Pjesëmarrësit vlerësuan mundësinë e përdorimit të platformës digjitale të mësimdhënies të ofruar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, si dhe mundësinë e pajisjes me fjalorët dygjuhësh shqip-anglisht dhe literaturën plotësuese, gjithashtu të ofruar nga QBD-ja.

Mbledhjet zhvillohen në kuadër të marrjes së informacionit, trajtimit dhe zgjidhjes së problematikave lidhur me arsimin shqip në Diasporë, dhe do të vijojnë edhe me përfaqësuesit dhe drejtuesit e lidhjeve të mësuesve të gjuhës shqipe në vendet e tjera.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close