29 Maj,rënia e Konstandinopojës dhe e perandorit me këpucët e kuqe me dy shqiponja të zeza

29 Maj 1453 – Pas rrethimit prej 2 muajsh, Konstandinopoja bie në duart e trupave osmane të udhëhequra nga 21 vjeçari, sulltan Mehmed II. Pas kësaj, qyteti merr emrin Stamboll, duke u bërë kryeqyteti i perandorisë osmane dhe kryeqendra e kulturës islame, ndërsa Hagia Sofia u shndërrua në xhami – me kaq mori fund edhe Perandoria Bizantine së bashku me perandorin e saj Konstandin XI; në prag të pushtimit, perandorit iu dha një shteg për të iku, por ai u përgjigj: ‘Zoti mos e dhëntë të jetoj si perandor pa perandori’ dhe vdiq duke luftuar.

Kështu filloi tjetërsimi edhe i kulturës dhe i sferave të tjera në pjesët e pushtuara Europiane ,duke goditur sidomos trojet shqiptare.

Edhe pse historia shpesh shtrembrohet,sidomos në kurriz të shqiptarëve nuk mund të mohohet se perandoria Bizantine u takonte atyre ,mos jo totalisht në një pjesë të konsiderueshme të saja po.

Të mos harrojmë se sundimtarët e saj por edhe shtetbërësit e tjerë ishin mu nga trojet që sot e dimë se ishin trashëgimi iliro-dardane.

Mu sikur  Konstandin XI ,ku trupi  i tij u gjet mes të vrarëve dhe u dallua nga këpucët e kuqe me dy shqiponja të zeza dy krerëshe qëndisur në to. Kryeqyteti i Bizantit që kishte filluar me Konstadinin e madh nga Nishi i Ilirisë më 330, përfundoi me Konstandinin nga Dragashi i Dardanisë në vitin 1453. Pas kësaj, në 200 vitet e ardhshme, perandoria osmane do të vazhdonte zgjerimin e saj.

Për fatin e keq të shqiptarëve të cilëve iu mor e drejta për të qenë të lirë për pesë shekuj me radhë.Duke vazhduar robërinë nën sllavët për shekuj të tjerë të cilët ishin bashkëpunues me pushtuesit e mëparmë kundër shqiptarve.

/Xhelil Arifi/Kalendari Enciklopedik Shqiptar/

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close