Kapusela:Vendimi i Gjykatës Kushtetuese “një grusht shteti me maskim të shëmtuar ligjor”

Në lidhje me vendimin e mbrëmshm të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejt dekretimit të presidentit Thaçi për formimin e qeverisë së re ka reaguar edhe Andrea Lorenco Kapusela.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për korrektësinë e caktimit mandatar Avdullah Hotiin (LDK)për përbërjen e qeverisë së re të Kosovës , në fakt është një grusht shteti i maskuar me ligj.

Kështu ka vlerësuar Andrea Lorenzo Kapusela, një ekspert juridik dhe ish drejtor i Departamentit Ekonomik të Misionit Ndërkombëtar Civil në Kosovë.
Kapusela shkroi në llogarinë e tij në Facebook se nuk ka asnjë arsyetim për miratimin e një verdikti të tillë.

Ai shprehu shpresë se zbatimi i një vendimi të tillë do të ishte jetëshkurtër dhe se do të mposhtet shumë shpejt.

“Ky është një grusht shteti me maskim të shëmtuar juridik.Kjo gjithashtu është një grusht shteti i nxituar, sepse ky aktgjykim i pajustifikuar do të zgjasë vetëm disa javë: dihet që mund të mposhtet. Shpresoj.”, Ka shkruar Kapusela.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close