Kosova është Dardanosi,një nga djemtë e Ilirisë

“Të gjitha udhët ë qojnë në Romë”,thuhej për të treguar rëndësinë dhe pashmangshmërinë e Romës së athershme në jetën publike e politike.

Po kjo ,por në një mënyrë ndryshe e formuluar mund të thuhet edhe kur marrim mundin të tregojmë mbi lashtësinë dhe afrinë e Dardanisë me Ilirinë dhe kontinuitetin arbnorë në këto vise ku sot jetojmë ,dhe më gjerë në atë që sot quhet Ballkan e në kohë të lashta ishte Ylliricum.Pra të gjitha dëshmitë të qojnë në dijen se kjo ishte ajo që ne jemi sot dhe ishim dje.

Kur është fjala për zanafillën e Dardanit, Homeri në “Iliadë” thotë:

“Kronjani i lum’ që vran e kthjell ma s’pari
Dardanin polli, që themeloi Dardanjën.(credit:Kalendari Enciklopedik Shqiptar)

Kështu shkruante i madhi Homer nga antika e lashtë i cili padrejtsisht quhet poet grek!

Dardanët përmenden së pari në shekullin IV para Krishtit, kur mbreti i tyre Bardhyli (Bardylis) arriti të fusë fise të ndryshme në një organizim të vetëm. Nën udhëheqjen e tij Dardani mposhti disa herë maqedonasit dhe molosianët. Në këtë kohë ata ishin mjaft të fortë për të qeverisur Maqedoninë përmes një mbreti kukull në 392-391 para Krishtit,shkruan në .wikipedia.org.

Po aty në lidhje me etimologjin dhe gjenezën shkruan :Në mitologjinë antike, Dardanos (Δάρδανος), një nga djemtë e Ilirisë (të tjerët ishin Enchelus, Autarieus, Maedus, Taulas dhe Perrhaebus) ishte paraardhësi eponim i Dardanoi (Δάρδανοι). [19]

Ndërsa hulumtuesi dhe gjuhtari i madh, Johann Georg von Hahn në vitin 1854 ishte i pari që propozoi që emrat Dardanoi dhe Dardania të kishin lidhje me fjalën shqipe dardhë (“pear, pear-tree”),që buronte nga proto-shqipja (PAlb) * dardā, në vetvete një derivat i derdh, “të shuash, derdh”, përfundimisht nga PAlb * derda. [12] [13] Kjo sugjerohet nga fakti se toponimet në lidhje me frutat ose kafshët nuk janë të panjohura në rajon (krh. Alb. Dele / delmë “dele” supozohet të jenë të lidhura me Dalmacinë, Ulqinin në Mal të Zi <Alb. Ujk, ulk “ujku” etj.) . Opinionet ndryshojnë nëse etimoni përfundimtar i kësaj fjale në Proto-Indo-Evropiane ishte * g’hord-, ose * dheregh -. [14] Një toponim i zakonshëm shqiptar me të njëjtën rrënjë është Dardha, që gjendet në vise të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë Dardha në Berat, Dardha në Korçë, Dardha në Librazhd, Dardha në Pukë, Dardhas në Pogradec, Dardhaj në Mirditë dhe Dardhës në Përmet. Dardha në Pukë është regjistruar si Darda në një raport kishtar 1671 dhe në një hartë të vitit 1688 nga një hartograf venedikas. Dardha është gjithashtu emri i një fisi shqiptar në pjesën veriore të Rrethit të Dibrës. [15]/https://en.wikipedia.org/wiki/Dardani

Sa për të përkujtuar se ajo që sot quhet Kosovë dhe më gjerë nga kjo mbetje territoriale ishte një pjesë vëlla/motër e tërësisë së madhe Yllirike që shtrihej shumë gjerë në Europë deri në Azi të vogël e ndoshta më larg që e tregon edhe gjendja e sotme linguistike e kulturore por edhe ato pak elemente e lartëpërmenduara.

/Nga Xhelil Arifi për proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close