Skenari shkruhet për t’u realizuar!Trazirat e mëdha sjellin rrezikun e aneksimit të veriut të Kosovës nga Serbia

Jeta asht film,e filmi jetë,apo si tha ai njeriu i “madh” atëhere në një kohë!Skenari gjithsesi duhet të egzistojë.Edhe për t’a gjiruar një film ose për të realizuar një qëllim ,qoftë ai edhe politik.Sidomos ,politik!

Tani se kush është regjisori vendosë producenti e regjisori ka aktorët e vet por edhe statistët të cilët luajnë rolin e tyre me vetëdije në film e shumë pa vetdije në skenarët teatral politik.

Në këtë Kosovën tonë të trazuar politikisht ,pothuajse të gjithë janë bërë aktorë të një filmi nga një skenar i cili është shkruar nga “dikush”,që për qëllim ka ndarjen e Kosovës.

Ishte skenar i tillë edhe para zgjedhjeve të vitit të kaluar,por përgatitej tereni për t’u realizuar e nuk u realizu edhe për shkak të rezistencës.Ai mbeti skenar i tillë edhe pas rrëzimit të qeverisë Kurti.Veçse skenarit po i kontribojnë pothuajse të gjithë.Ca me vetëdije e të tjerë të shtyrë nga ata të cilët e dijnë se çfarë po bëjnë.Por ka edhe të tillë që e dijnë se çfarë po bëhet por po mundohen me gjyks me e mbajtë digën e liqenit që sa s’ka shpërthyer.

Gjykata ka vendosur ,siç ka vendosur.Shumë faktor politik kanë bërë thirrje për respektim të vendimit.Por ka edhe zëra që nuk janë të mendimit se duhet respektuar.
Ka thirrje se “ka ardhë koha të digjen zyret e presidentit dhe institucione të tjera”,që është shumë shqetësuese për një njeri i cili ka familje dhe fëmijë.

A është kjo rrjedha e skenarit të cilit dikush po i jep kahje ,dhe i cili po na shpje drejt vëllavrasjes dhe trazirave të mëdha të cilat pastaj do të sillnin anarki dhe mundësinë e intervenimt të atij që është më i interesuari për të na sjellur në këtë gjendje!

Po çfarë do ta ndalonte pastaj Serbinë e cila në emër të kinse mbrojtjes së serbëve të “rrezikuar” do të intervenonte ushtarakisht duke aneksuar pjesë të territorit të Kosovës,përderisa shqiptarët e Kosovës dhe strukturat e tyre ishin duke u marrë me vetveten.

Mos harroni se nëse ka vërtetë një skenar të tillë i cili ka edhe mbështetje të të pakten një pjese të faktorit ndërkombëtar,do të gjendet alibia që edhe në rast ndërhyrje të Serbisë mos të ndermerret asnjë veprim,duke arsyetuar në ruajtjen e paqes së përgjithshme në rajon.

Pra edhe në rast protestash që janë legjitime për shprehje paknaqesie,ato nuk duhet të kalojnë në anarki për t’i dhënë “alibinë” armikut.

Skenari është,vetëm priten momente të favorshme për t’u realizuar.Ku asht ajo e mirë për të mos u realizuar kurrë,por gjermanët thojnë “mos thaj kurrë,kurrë”.

/Opinion:Xhelil Arifi/proinformacion.com/

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close