Rezultate inkurajuese të këtij bari në trajtimin kundër COVID-19

/ATSH-AFP/ – Një medikament, anakinra, i destinuar fillimisht për sëmundjet reumatizmale, ka dhënë rezultate inkurajuese për format e rënda të sëmundjes COVID-19 duke reduktuar rrezikun e vdekjes dhe nevojës për t’u vendosur në terapi intensive në reanimacion, sipas një studimi francez.

“Reduktimi domethënës i vdekshmërisë në sajë të përdorimit të anakinras për COVID-19 në këtë studim është inkurajues në këto kohë të vështira”, shkruan në një koment reumatologu Randy Cron nga Universiteti i Alabamas (Birmingham, SHBA) në revistën e specializuar “The Lancet Rheumatology”, ku është publikuar studimi.

Qëllimi është të kundërshtimi i “stuhisë së citokinës”, një reagim inflamator i pakontrolluar që shkaktohet nga format e rënda të pneumonisë COVID-19, duke çuar në një sindrom të përkeqësimit akut të frymëmarrjes (SDRA). Një situatë ku mushkëritë nuk furnizojnë mjaftueshëm me oksigjen organet jetësore, gjë që kërkon asistencën e një ventilimi artificial me përdorimin e respiratorëve.

Më konkretisht, anakinra synon, për të bllokuar, një prej citokinave të përfshira në këtë “stuhi inflamatore”, interleukin-1 (IL-1).

Sipas ekipit mjekësor, Thomas Huet dhe kolegëve të tij, të grupit spitalor të “Paris Saint-Joseph Hospital Group” (GHPSJ), administrimi me injeksion për 10 ditë i anakinras (emri tregtar: Kineret), për 52 pacientë me një formë e rëndë të COVID-19 ka rezultuar në një ulje statistikisht të rëndësishme të rrezikut të vdekjes.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close