Aktivistët e Organizatës Studentore “REFORMA” kërkojnë rishqyrtimin e konkursit për ndarjen e bursave për studentët e Universitetit të Prishtinës

Në lidhje me shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar aktivist i Organizatës Studentore “REFORMA” i cili ka kërkuar rishqyrtimin e këtij vendimi për bursat ,përndryshe siç ka shkruar ai “jemi të detyruar të thërrasim protestë”.

Shkrimi më poshtë:

-Dje, nga MAShTI u njoftuam se, është hapur konkursi për ndarjen e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Unë, anipse jam student i Fakultetit Filozofik, mendoj se ai konkurs për kolegët e mi nga disa prej fakulteteve tjera, është diskriminues. Në atë konkurs, mungonte ulja e kriterit të notës mesatare «9.0» për studentët e Fakulteteve Teknike (FIEK, FIM, FN, FA), Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Fakultetit të Mjekësisë. Këtë e bazoj duke marrur parasysh se, këto fakultete kanë një kosto më të kushtueshme dhe kërkojnë përkushtim më të lartë shkencor. Si e tillë, kjo është një masë diskriminuese ndaj fakulteteve që i përmenda, në krahasim me Fakultetet e Shkencave Sociale. Andaj, i bëj thirrje Ministres Bajrami, që sa më parë ta rishqyrtojë vendimin në fjalë, përndryshe jemi të detyruar të thërrasim protestë, deri në realizimin e kërkesave tona.

Shpat Krasniqi
Aktivist i Organizatës Studentore “REFORMA”

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close