Ç’është i tërë ky flirt faqezinjësh me armiqtë e kombit tonë!?

Pse ky faqezi ,Olsi Jazexhiu flet kundër një të krishteri shqiptar,Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,e i cili është edhe hero kombëtar që ka mbrojtë jo vetëm popullin e vet por edhe një Europë të tërë.përderisa flirton me plot zell prej një servili me një të krishten i cili as nuk është shqiptar (të pakten nuk deklarohet dhe nuk e mban veten si të tillë) por një uzurpues grek i cili luan rolin e okupatorit jo vetëm të Kishës orthoxe Autoqefale por edhe kulturës fetare shqiptare,të rimkëmbur nga Fan Noli i Madh.

Pse ky tjetri faqezi,Milo po ashtu flet përçartur po ashtu kundër vlerës më të madhe njrzore që kemi pasur ndonjëhere në histori,kur mundohet të bëjë tëhuajsimin e një madhnie ,kolosi siç ishte Gjergj Kastrioti!
Milo ,thotë “Skënderbeu ka qene sllav, familjen e ka patur serbe. Nëna e Skënderbeut ishte sllave.”

Ndoshta edhe pse nuk je një psikoanalist,kur e shikon këtë foto mund të dallosh kënaqësinë për ta madhruar okupatorin,shkelësin,e për të mohuar vlerën tate.
Kush e di se çfarë po ia kënaqë shpirtin këtij Janulle kur e shikon kaq të kënaqur e të qeshur teksa bisedon me këta dy ,por nuk do mend se është njohuria e tij për të dy si përkrahës të çdo gjëje antishqiptare e bën të egzaltohet këtë grek.

Për fat të keq toka shqiptare është vërshuar nga tipa tradhëtarësh të këtij lloji të cilët po mbështetën edhe nga jasht e brenda nga qarqe të organizuara mirë,dhe kanë prapa një pjesë të turmës,përsëri për fat të keq!

/shkruar nga Xhelil Arifi

 

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close