Presidenti amerikan,Trump ndërpret marrëdhëniet e SHBA-së me OBSH-në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Uashingtoni i ka përfunduar marrëdhëniet e tij me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Trump tha se OBSH-ja, agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka dështuar t’i bëjë reformat “e kërkuara dhe shumë të nevojshme”, pas shqetësimeve të SHBA-së për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë e koronavirusit.

Në muajin prill, Trump i ka ndërprerë fondet për OBSH-në, duke e akuzuar atë për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, në muajin dhjetor.

Trump tha të premten se SHBA-ja “do t’i ndajë këto fonde për nevoja të tjera urgjente në botë”.

Ai tha se Kina ka kontroll të plotë mbi OBSH-në, edhe pse ajo paguan vetëm një pjesë të fondeve që ka dhënë SHBA-ja deri më tash.

Udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se agjencia e tij nuk ka fshehur informacione për koronavirusin për asnjë vend.

Ai ka thënë se OBSH-ja “e ka lëshuar herët alarmin” për koronavirus, porse trajtimi i pandemisë do të hetohet në mënyrë të pavarur.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close