Ezopi, skllavi që u bë fabulisti më i famshëm në botë.

Fabulisti më i madh i antikitetit ishte Ezopi, një skllav që përshkruante në mënyrë satirike mite që kishin karakter simbolik. Herodoti e përshkroi si një “historian”, ndërsa Plutarku si një skllav të shëmtuar, i cili belbëzonte dhe kishte këmbë të shtrembëra. Sidoqoftë, ishte inteligjent dhe krijoi një seri alegorish që janë ende të njohura tek fëmijët e vegjël dhe jo vetëm. Janë formuluar shumë versione për jetën e tij. Më i njohuri që u lind në 625 para Krishtit, në Amorio të Phrygia nga një familje skllevërish dhe u mor me kultivimin e tokës dhe kullotjen e kafshëve për llogari të pronarit të tij. Sidoqoftë, nuk qëndroi për një kohë të gjatë në punën e pronarit të tij të parë. U shit në një treg skllevërish në Efes dhe u ble nga Xanthos nga Samos, një filozof që e vlerësonte dhe e merrte me vete në udhëtimet e tij në botën e atëhershme të njohur. Ezopi pati mundësinë të shihte kafshë siç janë luanët, të vëzhgonte mbretërinë e kafshëve dhe të shkruante parabola me personazhe kryesorë gjinkallën dembele, milingonën punëtore, qenin lakmitar dhe dhelprën dinake. Mitet e tij ishin histori të shkurtra me kafshë që flisnin dhe vepronin si njerëz dhe përfundonin me një mësim moral.

Milingona dhe brumbulli.

“Milingona mundohej gjatë gjithë verës duke mbledhur dhe ruajtur fara dhe të gjitha llojet e ushqimit. Brumbulli, i cila ushqehej me pleh dhe e kishte me bollëk, e shihte këtë sjellje si shumë të çuditshme dhe tallte milingonën. Më pas, kur erdhi dimri, nuk gjendej pleh që të hante brumbulli, madje edhe aty ku qetë dilnin në fshat dhe lëshonin bajgat, shiu dhe era e shpërndanin plehun, dhe kështu brumbulli ishte i uritur. Atëherë shkoi te milingona dhe i kërkoi pak ushqim: “Ke mjaft ushqim, pasi ke mbledhur gjatë gjithë verës, më jep edhe mua pak ushqim, sepse do të ngordh nga uria!”.

– “Nëse do të doje të mos ishe i uritur, do të duhej të mblidhje, të dhashë shembullin e mirë, por në vend që të më imitoje, talleshe me mua”.

Vrasja e Ezopit.

Në një moment, Ezopi arriti në Delphi dhe u takua me priftërinjtë e orakullit, të cilin nuk i vlerësonte dhe konsideronte se mashtronin besimtarët. Madje, i akuzoi që ishin të babëzitur dhe se kishin përdorur përgjigjet për të fituar para. Priftërinjtë reaguan ndaj akuzës dhe pretenduan se ai u kishte vjedhur një gotë të shenjtë dhe e dënuan me vdekje duke e hedhur nga një greminë e Parnassos. Përkundër faktit se ishte skllav, athinasit vlerësuan punën e tij dhe ngritën një statujë për nder të tij. Megjithëse Ezopi nuk i shkruajti mitet, por i rrëfente gojarisht, shumica e tyre u shpëtuan gojë më gojë. Dimitrios Falireus ishte i pari që publikoi disa mite në shekullin IV para Krishtit. Gjatë mesjetës qarkulluan dhe koleksione të tjera, të cilat u bënë shumë të kërkuara dhe e bënë Ezopin të njohur në të gjitha vendet e botës .

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close