Ramsesi i madh, faraoni i Egjiptit monarku i parë në histori që nënshkroi një traktat paqeje

31 Maj 1279 – Ramsesi i madh, faraoni i Egjiptit të lashtë, bëhet monarku i parë në histori që nënshkruan një traktat paqeje me armiqtë e tij, Hititët, duke u dhënë fund luftërave dhe armiqësive shumëvjecare midis dy mbretërive.

Hititët apo Hitejtë ishin njerëz me prejardhje të panjohur që flisnin gjuhë indo –evropiane. Ata kishin krijuar një perandori në Azinë e Vogël. Egjiptasit i quanin hitejtë, “drdny” (dardanë). Duket se dardanët ose ishin Hitej, ose fqinj të tyre, në Trojë. (Ancient Illyrian, Pashko Gjonaj, 2011). Gjarpri mitik “Ilyrjanka”, symbol a perëndi e hititëve ndihmon hipotezën e ilirëve në Azinë e Vogël.

Ky argument mbështet idenë se rënia e Trojës në shek, XII pes, dhe shpërbërja e mbretërisë Hitite, përkon me vërshime njerëzish dhe me daljen e ilirëve në pjesën jug lindore të Evropës. Sipas mitologjisë, edhe Kadmus erdhi nga Azia e vogël, dhe një nga djemtë e tij quhej Ilir.

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar/

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close