Gjilani në ditën e fazës së tretë të hapjes, në kohë pandemie

Gjilani me 1 qershor në ditën e fazës së tretë të lirimit të masave parandaluese të coronavirusit,të marra nga qeveria e Kosovës një qytet potghuajse sikur në ditët e para pandemisë.

Shumë njerëz udhëve pa maska e pa fije brenge ecnin e bënin muhabet.Në tërë qytetin kujt si pamë maska në fytyrë,përveç dy tre vetëve tek tuk dhe një “budalle” si autori i këtyre rreshtave!!

Punonte komuna,dhe zyret e shërbimeve komunale,shitoret po e po,si dhe kafeteritë që mezi kishin pritur këtë ditë.Në to më shumë kishte brenda klientë se sa jashtë,dhe me sa shihej nuk se kishte kushedi se çfare masa të veçanata.Punonin taxitë.

E edhe qentë ishin dalë si më parë mu në mes të qytetit dhe ishin shtrirë sikur na thonin “u gëzuam edhe ne që dolët ju nga izolimi”

Në qendër kishin nxjerrë makineri pune dhe punëtorë të cilët po kryenin punën e zgjerimit të udhëve të paralajmëruara me pompozitet,ndërsa në pjesë të tjera të qytetit pamë gjurmë tëm punëve të nisura e të përfunduara vetëm në segmente të caktuara sa për t’u fotografuar Luta për punën e bërë.Kështu ka pjesë të qytetit ku janë lënë të pa përfunduara edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë ndërsa fillojnë punë në pjesë të tjera të po këtij qyteti.

Ky ishte një reportazh i shkurtër për Gjilanin në ditën e hapjes së madhe në kohë pandemie.

/Xhelil Arifi/proinformacion.com/

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close