IKSHPK,apel për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) përmes një komunikate për media u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vazhdojnë me respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, pasi në 24 orët e fundit në nivel vendi janë regjistruar 27 raste të reja ose dyfish më shumë se dje.

IKSHPK thotë se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë, por ai është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

“Ju lutem të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Çdo hap përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Ju lutem të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve! Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, thuhet në komunikatë.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close