INVESTIMET PRIVATE TË HUAJA (FDI) NË KOSOVË DHE NË RAJON

nga  Fadil Sahiti

Para çdo vendimi për të investuar kapitalin e vet, secili investitor privat vlerëson se pari dy faktorë: sigurinë në vend dhe stabilitetin politik. Sigurisht, ka edhe faktorë të tjerë, siç janë funksionimi i shtetit të së drejtës, niveli i krimit të organizuar, korrupsioni, etj.

Asnjë ndërmarrës serioz anglez apo gjerman, apo edhe një shqiptar i pasur që vepron në perëndim, nuk investon në Kosovë për shkaqe emocionale apo thjesht patriotike. Teoria dhe përvoja thonë se dy janë qëllimet kryesore të çdo investitori: kthimi i kapitalit të investuar, si dhe norma e fitimit që sjell investimi.

A po investojnë ndërmarrësit privatë në ekonominë e Kosovës?

Në pamundësi të analizohen të gjitha investimet private në Kosovë, tabela më poshtë ilustron vetëm volumin e investimeve të huaja private – FDI, si tregues serioz se sa atraktive është ekonomia e Kosovës për një ndërmarrës të huaj në krahasim me vendet e rajonit.

Faktet empirike thonë se sa i përket FDI-së, ne nuk mund të krahasohemi me asnjë vend të rajonit, përveç me BIH. Figura më poshtë i ilustron më mirë këto që po i them. Të dhënat janë marr nga Banka Botërore për përiudhën 2015 – 2019, velrat janë të llogaritura në dollar.

Shuma totale e investimeve të huaja në Kosovë në 5 vitet e fundit arrin në 1.5 miliardë.

Duket qartë se Serbia është lider në tërheqjen e investimeve të huaja në rajon me rreth 16 miliardë. Ne nuk mund të krahasohemi as me Maqedoninë e Veriut, apo me Malin e zi. Edhe në aspektin e volumit të FDI-së për kokë banori Kosova qëndron larg vendeve të rajonit, përveç BIH. Nga totali i investimeve, Kosova ka treguesin me të ulët për kokë banori (811), në krahasim me Maqedoninë e Veriut (1,150), apo Serbinë (2,300).

Sipas të dhënave nga oda ekonomike e Serbisë, kompanitë amerikane kanë investu në Serbi mbi 4 miliardë dollarë, ato Gjermane mbi 2 miliardë dollarë.

Në Kosovë investimeve të huaja u prin Gjermania, e përcjellur nga Zvicra, Turqia , etj. Shuma e investimeve direkte nga SHBA është vetëm 170 milionë dollar.

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close