Reagimet e para nga Beogradi :”Masat shtesë të qeverisë Kurti më të kqija se taksa 100 përqind”

Albin Kurti,apo më mirë me thënë qeverisja e tij e shkurtër ka arritë t’ua prishë planet shumë ndërmarrësive të mbrapshta e kriminale në dëm të Kosovës dhe popullit të saj.

Ajo u shkarkua mu për këtë,por me sa duket edhe në detyrë po merr hapa që po ua vështirsojnë me të madhe frymën kriminale këtyre qarqeve,por edhe Serbisë e cila kujtoi se hoqi qafe integritetin ekonomik të Kosovës kur u hoq taksa 100 përqind!

Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka miratuar një vendim për vendosjen e masave shtesë të reciprocitetit me Serbinë, në të cilin risia kryesore është se të gjitha mallrat serbe kur deklarohen ,ose hyjnë në Kosovë duhet të kenë të shënuar “Republika e Kosovës” .

Kjo ka bërë që Beogradi këtë t’a konsiderojë si veprim edhe më të “keq” për Serbinë se qindpër qindshi i mëparmë.

Kështu ka shkruar gazeta beogradase “Blic” në lidhje me reagimet e para të Beogradit zyrtar:
Reagimet e para nga Beogradi janë se kjo është më e keqe se tarifa 100 përqind dhe se nuk ka asgjë për të vazhduar dialogun derisa këto masa të shfuqizohen plotësisht.

Reciprociteti është e drejtë legjitime e të gjitha vendeve sovrane në mbrojtje të interesave të veta.Kështu s’ka si të bëjë përjashtim as Kosova në raport me Serbinë.Përveq nëse një qeveri e re eventuale e drejtuar na Avdullah Hoti (LDK),nuk e heq ,sikur edhe kanë paralajmëruar!!

/Xh.Arifi/proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close