GRYK’ E KAÇANIKUT

Kushtuar kryengritjes së popullit më 30 Prill 1910, të udhëhequr nga Heroi i Kombit Idriz Seferi me 4 mijë luftëtarë, ndaj Xhonturqve të udhëhequr nga Turgut Pasha me 10 mijë trupa e artileri të rëndë, të cilët humbën mbi çerekun e ushtrisë në Grykën e Kaçanikut.
Si hakmarrje Turgut Pasha vrau popullsinë e pa mbrojtur dhe dogji të gjitha shtëpitë që kishin shpëtuar pa u shembur nga artileria e tyre.

Lavdi e përjetshme trimit përmbi trima, Gjigantit dhe Heroit të Popullit Idriz Seferi dhe popullit që ju bashkua luftës çlirimtare kundër xhonturqve pushtues! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Këtu, o Turgut,
Nuk kalohet lehtë.
Ja, si me pirgje
I kemi zënë retë!

Nuk kalohen trimat
Porsi bjeshkët gri,
Pash më pash zemrat
Grykës i kanë shtri’.

Nuk kalon këtej,
O Turgut pasha,
Pa të rënë pika,
Vera pa u tha!…

Dhe foli Idrizi,
(Kish në zemër zjarr):
Fjalët i hëngrët
Ju, or pasha!…

Premtuat, ç’premtuat
Ju Turqit e Rinj,
Shkollë në gjuhën tonë,
Premtuat drejtësi.

Paskeni një lëkurë
Të rinj e të vjetër,
Folët si engjëj,
Dredhuat si dhelpër!

Premtimi juaj
Ndërgjegjejehirrë,
Politikë e krisur,
Jatagan i nxirë!

/Përgatitur nga Merita Schmitt

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close