“…e shembur!” #Poezi

…dhe ditë për ditë e sy më sy..
Dhembjen s’munda ta mund dot
Dhe urë e shembur për ne të dy
Na i plaku thinjat në dy botë..!

Më rëndet pyetja, pse dy botë!
Natë për natë, minutë dhe orë
Pse sytë thahen, ca dje ca sot
Pse su puthën nga e njëjta borë.

Dhe vit për vit e prag më prag…
Dafinat mbollëm pa i bërë kurorë
Dhe pse dy botë, s’derdhëm gjak
E as u ngutëm të biem dëshmorë!

Larg më larg, me det në mes…
Ne çelëm jetë dhe rrudha bashkë
Do shuhen botët, por do të mbes’
Një brengëz malli, altar mbi ashtë!

Një botë do shuhet e një do mbes’
Një gdhendje drite, diku në mes..!

/Nga Besim Elezi

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close