PLATH, POETJA TRONDITËSE E SHEKULLIT XX

Nga: Gladiola Jorbus

Sylvia Plath ishte një poete, noveliste dhe shkrimtare amerikane. Ajo ka lëvruar zhanrin e poezisë rrëfyese dhe është e mirënjohur për vëllimet e botuara, ‘Kolosi dhe Poemat e tjera dhe Ariel’ si dhe ‘Kavanozi i ziles’, një roman gjysmëautobiografik i botuar pak para vdekjes së saj. Më 1982, ajo fitoi çmimin ‘Pulitzer’ pas vdekjes për ‘Poemat e Mbledhura’.

Lindur në vitin 1932 në Boston, Masaçusets, Plath studioi në Kolegjin Smith dhe në Newnham College në Kembrixh, Angli. Ajo u martua me poetin anglez Ted Hughes, me të cilin fillimisht jetuan në Shtetet e Bashkuara, e më pas në Angli. Sollën në jetë dy fëmijë, para se të ndaheshin nga njëri – tjetri.

Sylvia Plath ishte një nga poetet më dinamike dhe të admiruara të shekullit XX. Vepra e saj tërhoqi vëmendjen e një numri të madh lexuesish, të cilët konstatuan në vargun e saj njëjës, një përpjekje për të përshkruar dëshpërimin, emocionin e dhunshëm dhe obsesionin me vdekjen.

Në revistën e librit në New York Times, Joyce Carol Oates e përshkroi Plath-in si “një nga poetet më të famshme dhe më të diskutuara të pasluftës që shkruajnë në anglisht.” Intensivisht autobiografike, poemat e Plath-it hulumtojnë ankthin e saj mendor, martesën e saj të trazuar me poetin Ted Hughes, konfliktet e saj të pazgjidhura me prindërit dhe vizionin e saj për veten.

Sylvia shkroi për natyrën, ose për kufizimet shoqërore të individëve, duke e zhveshur poezinë e saj nga penelatat zbutëse. Përkundrazi, përmes procesit të të shkruarit, ajo shprehu frikën parësore, kontradiktat, tensionin. Poezitë e Sylvia Plath i nënshtrohen imagjinatës së egër, të lënduar, hedhin imazhe dhe fraza me energjinë e një kali të arratisur.

Në veprën e Plath-it vërejmë përdorimin e paqartë të teorisë psikoanalitike dhe kjo na fton të rivlerësojmë lidhjet e vendosura nga kritikët midis poezisë rrëfyese dhe psikanalizës. Përcjellja e vetvetes, kufijtë e kujdesit të të folurit dalin në pah në poezitë e saj, të cilat lexohen në formë sipërfaqësore, madje duket se ilustrojnë teoritë e Frojdit.

Sylvia Plath nuk e përdor psikanalizën thjesht për të hetuar thellësinë e pavetëdijes së saj. Prania e këtij ligjërimi dëshmon interesin e saj të përjetshëm për për të strukturuar veten.

Referencat e shumta ndaj miteve, përrallave dhe folklorit në poezi të mbështetura fort në teorinë psikoanalitike, sugjerojnë se kjo e fundit nuk është, veçse një nga shumë format narrative mbi të cilat Plath-i modelon imazhin e psikikës së saj.

Kjo mënyrë i siguron asaj një mori personazhesh dhe embrionesh narrative të cilat ajo i përdor si pikënisje, duke i lakuar konceptet frojdiane sipas qëllimeve të veta. Psikoanaliza është kthyer në kokën e saj pasi tallja-hermeneutike (metoda e interpretimit të tekstit) e Plath-it vë në lëvizje metaforën dhe identifikimet shtrembëruese të cilat nuk i japin qasje tjetrit, por e kthejnë atë në një krijim letrar.

Plath pyet veten nëse përpjekja e saj për përsosmëri vallë a do të sjellë ndonjëherë fryte dhe a do të shfaqet së jashtmi:

‘Kurrë, kurrë nuk do ta arrij përsosmërinë që dëshiroj me gjithë shpirt – pikturat e mia, poemat, historitë e mia – të gjitha pasqyrime të dobëta … Shkrimi është dashuria e parë e jetës sime. Unë kurrë nuk mund të jem një shkrimtare e ngushtë dhe introverte, ashtu si janë shumë të tjerë, sepse shkrimi im varet aq shumë nga jeta ime.

Plath-i ka vuajtur nga depresioni gjatë pjesës më të madhe të jetës së saj dhe i është nënshtruar terapisë elektrokonvulsive (ECT). Fundi i saj qe tragjik. U vetëvra. Ajo që e shtyu Sylvia Plath (vajzën e profesorit emigrant gjerman Otto Plath) drejt vdekjes ishte e dhimbshme, por e qartë për psikiatrin e saj: depresion klinik.

Nga ana tjetër, pasi poetja e mrekullueshme, kreu vetëvrasje më 11 shkurt të vitit 1963, miqtë, adhuruesit dhe biografët e saj ishin të etur për të fajësuar dikë për këtë tragjedi, një zuzar prej mishi dhe gjaku. Më potenciali ishte bashkëshorti i saj poeti Ted Hughes, i cili e kishte braktisur Sylvian dhe dy fëmijët e tyre të vegjël për të dashurën e tij Assia Esther Wevill. Përkthyesja gjermane, u kish shpëtuar nazistëve në fillim të Luftës së Dytë Botërore dhe kishte emigruar fillimisht në Palestinë, e më vonë në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo përjetoi një lidhje 6-vjeçare me poetin Ted Hughes, por vrau veten dhe vajzën e tyre katër vjeçe Shura duke përdorur një furrë me gaz, vdekje e ngjashme me vetëvrasjen e gruas së parë të Hughes, Sylvia Plath.

Fakti që dhe Assia kreu vetëvrasje pas gjashtë vitesh në të njëjtën mënyrë si gruaja e tij, Sylvia duke lënë hapur gazin e sobës, vulosi fajësinë e Hughes. Në një letër drejtuar mikut të tij të ngushtë Lucas Myers, T. Hughes reflekton nga ana e tij për vdekjen e dy grave që deshi. Në letër rrëfen se për vdekjen e gruas së tij, Sylvia Plath, shkaktare ishte “vendosmëria e tij e sëmurë”, ndërsa në rastin e së dashurës shkaktare ishte “pavendosmëria e tij e sëmurë”.

Martesa midis Plath dhe Hughes u shtri në vitet (1956 – 1963). Ajo konsiderohet si një nga martesat më të shqyrtuara e detajuara, në historinë e letërsisë së shkruar në anglisht.

Gjithsesi, poetja amerikane Sylvia Plath (jetës së të cilës i është kushtuar filmi ‘Sylvia’ një prodhim i vitit 2003, interpretuar nga ylli hollivudian Gwyneth Paltrow), edhe pse jetëshkurtër, ka lënë gjurmën e saj të pashlyeshme në botën e letrave. /Mapo/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close