OBSH: Deksametazoni nuk duhet të merret në këto raste

ATSH-ANSA/ – Deksametazoni nuk duhet të merret për të parandaluar Covid-19 ose për të trajtuar simptoma të buta, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një seksion të portalit kushtuar pyetjeve dhe përgjigjeve mbi koronavirusin e ri.

OBSH përgjigjet se studimi i fundit në Britaninë e Madhe “tregoi rezultate shumë premtuese vetëm për pacientët që ishin të sëmurë rëndë dhe në kushte kritike “, duke zvogëluar vdekshmërinë për pacientët që kalojnë në ventilim nga një e treta dhe një e pesta për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit”.

Megjithatë, i njëjti studim nuk gjeti ndonjë përfitim tek pacientët me sëmundje të butë, pra për ata që nuk kishin nevojë për oksigjen.

Në fakt, ky ilaç është përdorur që nga vitet ’60 për të zvogëluar inflamacionin në një numër kushtesh, duke përfshirë çrregullime inflamatore dhe disa kancere, në kombinim me ilaçe të tjera.

Sidoqoftë, ky ilaç i fuqishëm antiinflamator i cili ”shtyp” sistemin imunitar mund të rrisë rrezikun e infeksioneve të tjera.

OBSH po pret raportin e plotë para se të bëjë një ndryshim te rekomandimet, por mjekët mund të konsiderojnë përdorimin e deksametazonit për pacientët me sëmundje të rëndë dhe kritike, siç u bë në studimin anglez.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close