Për Mikenët dhe linearin B

Fjala “Miken” është një shpikje moderne, dhe shprehja “qytetërim mikenas” ose “popull miken” nuk janë vetëm një gabim i madh, por një marrëzi historike. Të GJITHË autorët antik nuk folën kurrë për “civilizimin” mikenas, as për mikenët si “popull”. Mikenët ishin për ta VETËM “banorët » e qytetit të Mikenës dhe asgjë tjetër. Paraardhësit e vetëm të helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre janë “Pellazgët” : ky është një pohim unanim nga të gjithë autorët antik. Heinrich Schliemann (1822-1890) ishte telashësuesi. Ai ishte një tregtar dhe bankier gjerman shumë i pasur që e merrte veten për arkeolog dhe që kishte bërë gërmime të kryera në Miken dhe Trojë. Ai zbuloi në 1874 një varr të madh ku gjeti një thesar të cilin e quati “thesari i Agamemnonit” dhe ai e përshkroi si “Mikenas” qytetërimin e asaj kohe (shek. XIII para erës sonë). Të gjithë shkencëtarët në botë e besuan pa bërë gëk dhe ia atribuan këtë qytetërim Helenëve. Që nga ajo kohë ASKUSH nuk ka guxuar të vërë në dyshim as “Mikenët” dhe as të ashtuquajturin “civilizim mikenas”. Kjo është arsyeja pse unë e titullova librin tim të dytë i botuar në frëngjisht në 2004 : “Greqia (Mikenët = Pellazg) ose zgjidhja e një enigme”.

Sa i përket “Linearit B” (rrjedhur nga lineari A i Kretës) daton nga -1375 para erës sonë u “deshifrua” nga Ventris dhe Chadwick në 1952 dhe e konsideruan atë si “Greqishtja e lashtë”. Sigurisht që këto të fundit, në kuadrën e studimeve të tyre, morën parasysh vetëm gjuhën greke. Ata nuk dyshuan për asnjë çast se kjo “Greqishte e lashtë” rrjedhte nga vetë « Ionishtja e lashtë » që vinte drejtpëdrejt nga pellazgjishja dhe se kjo nuk është asgjë tjetër përveçse paraardhës e gjuhës shqipe dhe veçanërisht të gegërishtes veriore. Për më tepër, Iliada dhe Odisea (poezitë epike të para të shkruara dhe të publikuara nën tiraninë e Pisistratit në mesin e shekullit të gjashtë para erës sonë) janë shkruar kryesisht në “Ionishtën” dhe në radhë të dytë në “Aeolishtën”).

Por telashësuesi i parë dhe më i vjetër ishte matematikani Eratosteni (shek. III p.e.s.) i cili kishte dekretuar, pa asnjë provë, se Lufta e Trojës kishte ndodhur midis -1193 dhe -1183 para erës sonë ! Ky gabim ishte fatal dhe hutoi të gjitha ngjarjet dhe të gjitha gjurmet e Historisë së Antikitetit. E gjithë kronologjia e lashtë është e gabuar dhe është për tu rishikuar plotësisht : të gjitha datat e Eratosthenes, Schliemann, Ventris dhe Chadwick janë të rreme. Kështu që të gjithë morën gabimisht atë Luftë dhe atë civilizimin. Të gjitha këto data lineare B, thesari i Agamemnonit, Lufta e Trojës nuk përshtatën me një kohë e cila nuk ka të bëjë absolutisht me Helenët, por paraardhësit e tyre : Pellazgët. Asnjë çelës, asnjë provë, asnjë argument nuk dëshmojnë ekzistencën e Helenëve para shekullit të 8 para erës sonë. Të gjitha këto, me prova dhe referenca mbështetëse, do t’i gjeni në librat e mi, tezën time dhe përmbledhjen time të fundi që shpresoj që do të botohet brenda këtij viti.

/Mathieu Aref

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close