Viti1601,Nikollë Mekajshi: “Këtu në Shqipëri çdo vit bëhen sulme të turqve kundër dukagjinasve dhe të dukagjinasve kundër turqve”

Nikollë Mekajshi, ipeshkëv i Stafanisë dhe i Benës, i cili i ndjekur nga osmanët ishte strehuar në Dukagjin (Mirditë-Pukë), fillimisht në Përlat e më pas në Fanë, në një letër të datës 25 korrik 1601, shkruan:

“Këtu në Shqipëri çdo vit bëhen sulme të turqve kundër dukagjinasve dhe të dukagjinasve kundër turqve. Këtë vit ushtritë e katër sanxhaqeve, të përbëra nga 1500 kalorës e këmbësorë, u lëshuan kundër Dukagjinit, bënë disa dëme në plaçka e bagëti, morën skllevër dhe dogjën shtëpi. Edhe dukagjinasit, nga ana e tyre, nuk kanë munguar t’i përgjigjen: një mëngjes me dy çeta, sulmuan fushimet turke. Njëra kapi edhe djalin e Mustafa Pashës së Dibrës (ushtarak osman). Edhe pse në atë drejtim qenë 6000 vetë, u thyen, u shpartalluan dhe dukagjinasit i ndoqën më se 10 milje, u morën gjithë flamujt, vranë shumë turq, dhe kapën mjaft armë e plaçkë tjetër lufte..”

Burimi: Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, vol. 2.

/MIRDITA:Histori dhe aktualitet/
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close