Manastiri i Ardenicës dhe kisha e Karavastasë,gjurmë jetike të qytetërimit tonë

ATSH/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe ftoi sot qytetarët që të vizitojnë Lagunën e Karavastasë, ndërsa sugjeroi vizitën në manastirin e Ardenicës dhe kishën e Karavastasë.

Braçe shprehet se “këto janë gjurmët jetike të qytetërimit tonë”.

“Diell ka përsëri, vapa sapo ka nisur. Kështu që përfito edhe një herë e bëje të dielën tënde ndryshe! Vizito dy pasuri të jashtëzakonshme të religjionit e kulturës shqiptare, qytetërimit tonë, manastirin e Ardenicës dhe kishën e Karavastasë”, tha ai.

“Dëgjo, mëso, shiko, pyet e merr përgjigje, ndiz një qiri për vete e të dashurit e tu! Më beso është krejt tjetër gjë! Nise në manastirin e Ardenicës në Kolonjë, Lushnjë, të çon autostrada aty. Ngjitu sipër në një kodër pishash dhe e dallon lehtësisht nga arkitektura. Pastaj kthehu pas, tek Pushimi i Shoferit merr majtas drejt deri në fshatin Gur, aty merr majtas përsëri e vijon drejt për në Karavasta, Divjakë. Rruga të çon vetë deri tek kisha e kuqe e Shën Thanasit! Qetësi, paqe, histori, art, qytetërim, besim i fortë në Zot qysh para 250-300 vitesh”, vijon Braçe.

Ai shprehet se” veç detit, lagunës, parkut, kodrave të pyllëzuara e me liqene plot, vizitorët mund të shkojnë edhe në kishat tona”.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close