Kryeministri ,Hoti: Kush nuk i respekton masat e marra nga institucionet për coronavirusin bën vepër penale.

Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për medie, pas takimit të Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj Coronavirusit, tha se kush nuk i respekton masat e marra nga institucionet bën vepër penale.

Sipas tij, situata është nën kontroll të brishtë, prandaj edhe ka paralajmëruar karantinimin e disa lokacioneve ku është shpërnda virusi si dhe moslejimin e grumbullimit të mbi 100 personave në një vend.

“Nuk mund të lejojmë që gjendja të dalë jashtë kontrollit dhe nuk do të lejojmë që jeta e qytetarëve të vihet në rrezik. Klinika Infektive është e stërmbushur”, tha Hoti, teksa tha se po zgjerohen edhe nëpër klinika tjera.

“Jemi të obligueshëm që ti marrim këto masa. Çdo kush që nuk i përmbahet këtyre masave përben vepër penale. Deri sot kemi pas mbi 2 mijë raste, ku për momentin janë 100 të spitalizuar e gjashte prej tyre janë në gjendje të rëndë”, tha Hoti.

“Duhet ti rregullojmë pak më mirë ceremonitë mortore, policia do t’i ndërmarrë të gjitha masat. Për shkak të ngarkesës së madhe të stafit, u kërkua edhe rritja e numrit të infermierëve që do të punojnë në klinika. Jemi në rrezik me valën e dyte”.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close