Më 1 korrik hapet Pishina e Gërmisë

Më 1 korrik në Prishtinë pritet të hapet Pishina e Gërmisë. Udhëheqja e Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing”, e cila e menaxhon këtë pishinë, tha se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Liridon Llapashtica, tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët do të jenë të sigurt nga infektimi gjatë vizitës në pishinë.

“Kemi angazhuar stafin profesional, duke filluar nga sigurimi fizik që është vendosur në hyrje të pishinës, pastaj shpëtimtarët, auto-ambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit. Vlen të theksohet se edhe uji do të jetë në nivel për nga pastërtia, pasi kemi filluar javë më parë me klorifikimin e ujit. Madje, vlen të theksohet se klori është element kimik vrasës i viruseve dhe baktereve të ndryshme”, tha Llapashtica.

Ai tregoi edhe masat që janë ndërmarrë për të siguruar distancën fizike në pishinë.

“Pishina e Gërmisë ka hapësirë prej 5 hektarësh, pra është sipërfaqe shumë e madhe. Kemi vendosur që edhe çadrat të jenë në distancë prej 2 metrash. Pra, kemi hapësirë të mjaftueshme që t’i presim qytetarët e Prishtinës, që këto ditë të nxehta t’i kalojnë duke u freskuar në pishinën e Gërmisë”, tha ai.

Noti në pishina të mirëmbajtura dhe të klorifikuara mirë pretendohet të jetë i sigurt.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë i këshillon shfrytëzuesit e pishinave që t’iu shmangen turmave, përfshirë këtu edhe atyre në pishina, dhe të respektojnë distancën fizike.

Problematike në përpjekjet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit mbeten hapësirat e përbashkëta përreth pishinës, siç janë zhveshtoret, toaletet publike dhe restorantet.

Llapashtica tha se në Pishinën e Gërmisë do të lejohet numër i kufizuar i vizitorëve, bazuar në respektimin e distancës fizike.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close