Rexhep Selimi (LVV):Mungesa e transparencës në dialog,shenjë e keqe për vendin

Shefi i Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se ende pa rifilluar mirë dialogu me Serbinë është vërejtur mungesë e transparencës.

Sipas tij, kjo do t’i sjellë vetëm dëme vendit.

“Gjëja fundamentale ka qenë në këtë proces transparenca, të cilën nuk e kanë respektuar. Duke parë qysh në fillim që nuk është respektuar transparenca atëherë ne jo vetëm që dyshojmë, por tash më jemi të sigurt që pikërisht mungesa e transparencës neve na tregon që diçka e mirë nuk po vjen Kosovës”.

Ai shtoi se është ironi të kërkohet njohje reciproke kur sipas tij, me heqjen e reciprocitet Kosovës i është krijuar disfavor qysh në start.

“Është pak ironike të kërkohet njohje reciproke duke hequr dorë paraprakisht nga reciprociteti me Serbinë, pra duke i krijuar vetës disfavor qysh në start e aq më tepër kur është kërkesë e kundërshtarit, pra ne nuk mund të flasim për njohje reciproke”.

“…pikërisht heqja e masave e reciprocitetit tregon se çfarë po e pret jo vetëm këtë delegacion po çfarë po e pret edhe Kosovën”.

Më 27 qershor krerët e shtetit ishin ftuar për takim në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pjesëmarrja në takim nga Kosova ishte anuluar.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close