Universiteti amerikan Princeton heq emrin e Woodrow Wilson

Drejtuesit kryesorë të Universitetit të njohur Princeton vendosën t’i japin një emër të ri Institutit të Shkencave Politike të këtij universiteti.

Universiteti elitar i Princeton mori vendim për t’i ndryshuar emrit Institutit të Shkencave Politike që mbante emërin e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson. “Racizmi i Wilsonit ka pasur pasoja të rëndësishme, madje matur edhe nga standardet e epokës së tij,” shkroi Presidenti i Universitetit, Christopher Eisgruber në një letër drejtuar punonjësve dhe studentëve të universitetit.

Princeton nuk e kishte nderuar Wilson, i cili ishte president i SHBA-së nga viti 1913 deri në vitin 1921, për racizmin e tij. “Sidoqoftë, ky është problemi. Princeton është pjesë e një Amerike që shpesh e ka nënvlerësuar, injoruar apo shfajësuar racizmin,” shkruan Eisgruber në letrën në fjalë. Kjo ka çuar në “lejimin e sistemeve që diskriminojnë zezakët”.

Presidenti Wilson ka qenë ndër nismëtarët kryesorë të Lidhjes së Kombeve, paraardhëses së Kombeve të Bashkuara, dhe për këtë ai është dneruar edhe me çmimin Nobel për Paqen. Por ai ka qenë edhe mbështës ndarjes racore në SHBA. Kështu në shtetet jugore ai shkarkoi pothuajse të gjithë drejtuesit afrikano-amerikanë në ministri, dhe çimentoi ndarjen e rreptä të punonjësve të zinj dhe atyre të bardhë.

“Emër i papërshtatshëm”

Me rekomandimin e tij bordi mbikëqyrës i universitetit vendosi tani që instituti të quhet tani e tutje “Shkolla e Princeton për Çështje Publike dhe Ndërkombëtare” ( “Princeton School of Public and International Affairs”) .

Por në vitin 2016 bordi mbikëqyrës nuk kishte pranuar ta ndryshonte emrin, megjithë protestat e dhunshme të studentëve. Ishte vdekja e George Floyd gjatë një operacioni brutal policor që solli me vete jo vetëm protesta por edhe një analizë të re kritike të temës së racizmit, u shpreh Eisgruber.

Që nga vdekja e Floydit një muaj më parë dhe protestave masive kundër dhunës policore dhe racizmit, shumë institucione dhe kompani në Shtetet e Bashkuara kanë filluar me ndryshimin e emrave. Në shtetin jugor të Misisipit, deputetët debatuan për një ndryshim në flamurin e shtetit, i cili është në fuqi që nga viti 1894, për të përkujtuar ish-konfederatat e skllevërve të jugut. Guvernatori Tate Reeves tha se ai do ta nënshkruajë ligjin nëse deputetët votojnë për ta ndryshuar atë.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close