Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara , në Tiranë, Yuri Kim Provon ndjesinë e traditës mes ngjyrave shqiptare në Krujë

ATSH/ Kruja gjatë viteve të fundit është shndërruar në një nga destinacionet e preferuar të turistëve të huaj pasi ofron një turizëm gjithëvjetor dhe është e favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja.

Pazari, muzeu, kalaja dhe rrugicat e ngushta të Krujës janë disa nga atraksionet që qyteti historik ofron dhe është gati të mirëpres turistët që t’i vizitojnë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh sot se, “askund tjetër nuk mund t’i gjesh të ruajtura më mirë mjeshtëritë e endjes, të punimit të qelesheve, opingave, apo të drurit, si në Krujë”.

Pikërisht aty, thekson Margariti, “në Pazarin e vjetër të Krujës mund të provosh ndjesinë e mirë të traditës dhe trashëgimit brez pas brezi”.

Margariti ka publikuar edhe disa foto nga vizita që zhvilloi së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim në Krujë.

“Për Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim, ishte një zbulim i bukur dhe kënaqësi të prekte punimet tradicionale, motivet dhe ngjyrat karakteristike shqiptare”, shprehet Margariti.

“Pazari, muzeu, kalaja dhe rrugicat e ngushta të Krujës ju presin t’i vizitoni”, përfundon ministrja.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close