BE sanksionon disa zyrtarë të regjimit në Venezuelë

ATSH-AFP/- Bashkimi Europian sanksionoi sot njëmbëdhjetë zyrtarë venezuelanë të përfshirë në veprime kundër opozitës së qeverisë së Nicolas Maduros, përfshirë, Luis Parra-n, i cili u përpoq të zëvendësojë Juan Guaido-n në maj në kryesimin e Parlamentit.

“Vendimi, i botuar në gazetën zyrtare të BE-së, e çon në 36 numrin e personave të ndëshkuar për minimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në Venezuelë, një vend në krizë politike dhe ekonomike”, saktëson njoftimi zyrtar për shtyp.

Personat e sanksionuar ndalohen të qëndrojnë në BE dhe pasuritë e tyre brenda saj konfiskohen./

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close