Hulumtuesi i Human Rights Watch, Abrahams:ShBA dhe BE të kërkojnë drejtësi edhe në Serbi për krimet e kryera në Kosovë

SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kërkojnë drejtësi edhe për krimet e forcave serbe të kryera në Kosovë, ka thënë hulumtuesi i Human Rights Watch, Fred Abrahams. Abrahams përmes një postimi në Twitter i është referuar fjalimit të Thaçit.

Sipas tij, e vërtetë është pjesa e fjalimit rreth pandëshkueshmërisë së forcave serbe në Kosovë.

“Një çështje e ngritur nga Thaçi sonte mbrëma, tingëllon e sinqertë: pandëshkueshmeria e forcave serbe kundër shqiptarëve të Kosovës është e thellë dhe e përhapur. BE-ja dhe SHBA-ja duhet të kërkojnë drejtësi edhe atje”, ka shkruar ai.

Thaçi të hënën ka thënë se do të japë dorëheqje nëse do të konfirmohet aktakuza e Zyrës së Prokurorit Special.

Të mërkurën e javës së kaluar Zyra e Prokurorit Special përmes një kumtese kishte bërë të ditur se presidenti Hashim Thaçi dhe i pari i PDK-së, Kadri Veseli akuzohen për vrasjen e rreth 100 personave./koha.net/

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close