Këshilli i Cilësisëka akredituar Universitetin e Prishtinës edhe për 5 vjet.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë, në mbledhjen e datës 25 qershor, ka riakredituar Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” edhe për 5 vjet.

Rektori Marjan Dema i është gëzuar vendimit për riakreditim, duke thënë se vendimi dhe vlerësimi në detaje i performancës së UP-së kanë konstatuar që ka shënuar përparime të mëdha dhe vazhdon të jetë institucion lider i arsimit të lartë.

Ai falënderoi stafin akademik dhe administrativ, menaxhmentet e fakulteteve, studentët dhe partnerët për punën e palodhshme të bërë për ngritjen e cilësisë së institucionit, si dhe akreditimin e tij në veçanti.

Procesi i vlerësimit institucional nga ekspertët ndërkombëtarë në Universitetin e Prishtinës është zhvilluar në maj të këtij viti, duke qenë njëherësh i pari institucion vendor i vlerësuar përmes një procesi të mbajtur tërësisht online.

Për riakreditimin e UP-së, ekspertët kanë mbajtur takime dhe e kanë vlerësuar institucionin në nivele të ndryshme, duke filluar nga ai menaxherial, akademik dhe administrativ, si dhe nivelin e studentëve.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close