Kryeministri Rama takon kryetarin e LDK-së ,Isa Mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ky takim është duke u mbajtur në shtëpinë e Mustafës, në Prapashticë.

“NË PRISHTINË – Me Isa Mustafën, Kryetarin e Lidhja Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Rama sipër fotos në Facebook.

Ndërkohë, Rama gjatë ditës do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Rama pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Vizita e Ramës në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close